Nokia rikthehet në tregun e telefonave me modelin e ri Magic Max - Business Magazine Albania

Nokia rikthehet në tregun e telefonave me modelin e ri Magic Max

Nokia prezantoi dy telefona në Kongresin Botëror të Celularëve të mbajtur së fundmi dhe modelin Magic Max që do të konkurrojë me modelet e tjera kryesore në treg.

Që kur është në pronësi të HMD Global, Nokia ka qenë e pranishme në treg me telefona Android të rangut të mesëm, muajin e kaluar ndryshoi logon e saj dhe tani në MËC prezantoi dy telefona të rinj, C99 dhe Magic Max.

Megjithatë, vëmendje e veçantë i kushtohet modelit kryesor Magic Max, i cili do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8 Gen 2 i kombinuar me 8, 12 ose 16 GB RAM memorie, dhe 256 ose 512 GB memorie të brendshme. Ky telefon do të përdorë sistemin operativ Android 13 dhe pritet të ketë një ekran AMOLED 6.7 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.

Lexo edhe: Seria e re Samsung Galaxy S23: 5 gjërat kryesore që duhet të dini

Në anën e pasme të telefonit do të jenë tre kamera, ajo kryesorja do të ketë një sensor prej 144 MP, kamera për fotografi ultra të gjerë do të ketë sensor prej 64 MP dhe kamera telefoto do të ketë sensor prej 48 MP. Pajisja pritet të ketë një bateri me kapacitet 7,950 mAh, e cila do të karikohet në një kohë të shkurtër përmes një karikuesi të shpejtë 180W.

Çmimi fillestar i modelit Magic Max do të jetë rreth 550 dollarë, që do të jetë një avantazh ndaj telefonave të tjerë kryesorë që kushtojnë të paktën 800 ose 900 dollarë.

Data e saktë e mbërritjes në treg të këtij telefoni të mençur ende nuk dihet, por pritet që kjo të ndodh së shpejti. /Klix

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0