Nokia marrëveshje për liçensimin e patentave me OPPO, yllin kinez në rritje - Business Magazine Albania

Nokia marrëveshje për liçensimin e patentave me OPPO, yllin kinez në rritje


Në fund të Nëntorit, Korporata e Nokias e  Telekomit Finlandez njoftoi se ka firmosur marrëveshjen e liçencimit të patentës me kompaninë kineze të telefonave mobile OPPO. Edhe pse nuk janë njoftuar kushtet e kësaj marrëveshje nga Nokia, kompania ka deklaruar se do të paguajë për një periudhë shumëvjeçare.

Licencimi solli të ardhura prej 351€ milionë euro (396.4 milionë USD) për tremujorin e fundit të këtij viti. Me pagesat e licensimit, të gjitha të ardhurat që vijnë nga liçencimi i markës dhe patentës, ranë  27% (nga 483 milionë euro në shitjet neto të fituara nga teknologjitë Nokia).

Ulja e fitimeve erdhi së pari në mungesën e 180 milionë Euro (203.3 milionë USD) nga shitjet e licencuara të pa futura në fitim. Teknologjia Nokia ka fituar “afërsisht zero” në këto shitje në tremujorin e fundit.

Një lojtar i hershëm në telefonat mobile dhe tregjet e smartfonëve, ka në fokus më shumë se një infrastrukturë marketingu në vitet e fundit dhe vazhdon të dizenjojë hardware të teknologjisë mobile që u jepen me licencë palëve të treta si p.sh. OPPO. Nuk është marrëveshja e parë e licencimit të smartfonëve kinezë, që ka hyrë në një marrëveshje liçencimi. Verën e kaluar bëri marrëveshje me kompaninë “Xiaomi”, e cila u dha akses patentave të shpikjeve teknologjive standart (SEPs), në sektorin e celularëve.

Nokia mban një angazhim të fortë për të zhvilluar teknologjitë e reja dhe vetëm në tremujorin e fundit kompania ka harxhuar 1.1 miliardë euro (1.2 bilion USD) në kërkime dhe zhvillime shkencore, duke harxhuar me shumë se gjysmën e fitimeve bruto.

OPPO mund të mos marrë të njëjtin kujdes që kanë  rivalet e tij Xiaomi dhe Huawei, por mund të bëhet konkurrenti më i madh në smartphonët kinezë në vitet e fundit. OPPO ka një pjesë të madhe të tregut përsa u takon shitjeve të smartfonëve në Kinë gjatë 2016, kur kompania shiti rreth 78.4 milionë njësi dhe mori 16.8% të tregut në të gjithë vendin.

Numri total i shitjeve, përfaqëson 122.2% rritje nga viti i kaluar, kur OPPO shiti rreth 35.3 milionë njësi. OPPO është bërë gjithashtu një lojtar i madh në tregun global të smartphoneve, duke shitur 29.4 milionë njësi në tremujorin e fundit 2018, shitësi i pestë më i madh i çdo smartphone, duke përfshirë Samsung dhe Apple.

Kjo shifër i dha OPPO një përqindje në treg prej 8.6% në tregun global të smartphone këtë tremujor dhe jo shumë larg rivalit Xiaomi, të cilët shiten 31.9 milionë njësi në tremujorin e dytë.

Marrëveshja e Nokias për patentën e shpikjes së tij me kompaninë kineze OPPO, nuk është e vetmja marrëveshje e firmosur nga OPPO, sipas një interviste ekskluzive të Drejtorit të IP, Adler Feng, të publikuar nga IAM. Gjithashtu në fund të Nëntorit, nga IAM,  u publikuan të dhëna që lidhen me aplikimin për patentë të OPPO, duke parë se nuk kanë aplikuar për asnjë patentë për 2011, ndërkohë, në vitin 2016, kanë aplikuar për 5000 patenta.

Në total 16.826 asetet të IP (Pronësisë Intelektuale) janë aplikuar në Kinë, dhe në çdo lloj insitucioni tjetër, duke përfshirë edhe aplikimet në WIPO (Organizata Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale).

Që të dyja këto veprime të OPPO, si dhe R&D dhe marrëveshjet e licencimit, duket se e kanë ndihmuar të mbajë pozionin e fortë në treg, duke futur teknologji të reja. Raportohet se OPPO do të lëshojë smartphone këtë Dhjetor, që kanë të bëjnë me new generation dhe me teknologjinë e akumulimit të tensionit të vazhdueshëm. Kjo do të sigurojë një karikim shumë më të shpejtë të baterisë dhe ka marrë emrin SuperVOOC. Smartphoni OPPO R19, duhet të dalë në treg në 2019 dhe pritet të jetë i pari smartphone në botë, që ka chipset-in MediaTek Helio P80, që është dizenjuar për të përmirësuar performancën e inteligjencës artificiale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0