Njihuni me vajzën 11-vjeçare e cila sapo ka filluar biznesin e saj 11 milionë $


Një vajzë 11-vjeçare në Texas sapo ka arritur një marrëveshje 11 milionë $ me Whole Foods për të shitur markën e saj të limonadës.

Limonada BeeSweet e Mikaila do të shitet në 55 dyqane në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Louisiana.

Kur Whole Foods pa limonadën e saj, supermarketi ra dakord për të shitur produktet e saj në dyqanet e saj rajonale. Nëse limonada e Mikaila do të ecë mirë, ajo do të shitet në mbarë vendin.

njihuni-vajzen-11-vjecare-e-cila-sapo-ka-filluar-biznesin-e-saj-11-milione-business-magVajza në klasën e 6 nga Austin, Texas, ka zhvilluar markën e saj “Me & The Bees” të limonadës në një biznes kombëtar.

Receta e saj është një kombinim i nenexhikut, farës së lirit dhe mjaltit të cilën ajo e ka trashëguar nga stërgjyshja e saj, Helen.

Mikaila e jep një pjesë të produkteve të saj për shpëtimin e bletëve.

Limonada BeeSweet mbështet Shoqatën e Bletarëve në Texas dhe Qendrën e Qëndrueshmërisë së Ushqimit.

Mikailas i erdhi ideja për limonadën pasi u pickua nga bletët dy herë kur ajo ishte katër vjeç. ”Ishte e dhimbshme. Unë u friksova shumë prej bletëve, “ tha ajo në një intervistë për NBC.

Por më pas ajo filloi të studiojë bletët, pasi nëna e saj D’Andra e ktheu eksperiencën e saj të pickimit të bletëve në një detyrë kërkimore.

Kur Mikaila kuptoi se bletët do të mund të zhdukeshin në vitet që do të vijnë, ajo hartoi një plan për të përdorur recetën e stërgjyshes së saj, që daton në vitin 1940, e cila përdor mjaltë, për të mbledhur para për të ndihmuar bletët.

“Vitin e kaluar, bletarët kanë humbur 40% të të gjithë koshereve të tyre,” tha ajo.

Ajo citoi Albert Einstein i cili ka thënë: “Nëse bletët do të zhdukeshin nga sipërfaqja e globit, atëherë njeriu do të ketë vetëm katër vjet të jetës të mbetura.”

Mikaila e filloi biznesin e saj të limonadave në vitin 2009 dhe ajo e ëmbëlson limonadën e saj me mjaltë në vend të sheqerit ose sheqerit diabetik artificial, e cila është e shëndetshme dhe shpëton bletët, si dhe siguron mbështetje për bletarët.

Ajo siguroi 60,000$ në shfaqjen televizive të ABC’s “Shark Tank”, vitin e kaluar dhe më pas shkoi t’i shërbente limonadë presidentit Barack Obama.

Mikaila tani është udhëheqëse e workshop-eve të ndryshme për të mësuar më shumë se si mund të shpëtohen bletët.

Burimi: dailymail.co.uk

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0