Njihuni me Galaxy S10 Lite dhe Note10 Lite

Njihuni me Galaxy S10 Lite dhe Note10 Lite



Më shumë akses në inovacionet e famshme të paketës Galaxy duke pëfshirë veçoritë më të fundit të kamerës, S Pen dhe aplikacione të tjera kyc të produktivitetit dhe shprehjes së krijimtarisë. Samsung Electronics njoftoi lançimin e Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 Lite. Duke u mbështetur në trashëgiminë e serive Galaxy S dhe Note, pajisjet Galaxy Lite sjellin karakteristika kryesore premium, si teknologjinë më të fundit të kamerës, S Pen-in e famshëm, ekranin gjithëpërfshirës dhe një bateri afatgjatë me një çmim të arsyeshëm. 

“Pajisjet Galaxy S dhe Galaxy Note kanë përmbushur nevjoat dhe dëshirat e konsumatorëve në të gjithë botën. Këto pajisje paraqesin përpjekjen tonë të vazhdueshme për të ofruar inovacione lider të industrisë, nga performanca dhe fuqia deri tek inteligjenca dhe shërbimet,” tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit të IT dhe Komunikimeve Telefonike në Samsung Electronics. “Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 Lite do të prezantojnë tiparet kryesore premium për ata që duan të provojnë më të mirën e Samsung Galaxy”.

Kamerë e klasës profesionale për foto të përkryera dhe video të qarta 
Pajisjet Galaxy Lite ofrojnë një paketë karakteristikash dhe opsionesh të kamerës, duke u mbështetur në teknologjitë e kamerave Samsung, lider të industrisë, dhe duke i sjellë ato në pajisje më të arritshme për konsumatorët.
Çoni fotografinë tuaj në nivelin tjetër në çdo aventurë me Galaxy S10 Lite, i cili përmban një kamerë kryesore Wide-angle dhe kamerën Ultra Wide dhe Macro së bashku me OIS-in e ri Super Steady. Kur aktivizohet së bashku me modalitetin Super Steady, OIS Super Steady siguron stabilitet më të lartë për fotografitë dhe videot e përqendruara në veprim, duke ju mundësuar të ndani botën tuaj dhe të jetoni pa asnjë kompromis.
Kamera Ultra Wide ka një lente këndi 123 gradë, duke ju dhënë vizion po aq të gjerë sa syri i njeriut, ndërsa kamerat e përparme dhe të pasme me rezolucion të lartë ju lejojnë të kapni çdo detaj me fokus të pastër kristal.

Lexo: Samsung dhuron për Qendrën e Shërbimeve Pro Pak në Tiranë dhe Fashatin e Fëmijëve SOS në Prishtinë

Galaxy Note10 Lite: produktivitet i përmirësuar, kudo dhe kurdo 
Shijoni përvojën premium Note dhe rrisni produktivitetin tuaj në Galaxy Note10 Lite me S Pen-in e famshëm. Mbështetja Bluetooth Low-Energy (BLE) nënkupton se tani mund të drejtoni një prezantim, të kontrolloni përmbajtjen e videos ose të bëni fotografi, të gjitha me një klik të thjeshtë të S Pen. Air Command do t’ju lejojë gjithashtu të përdorni karakteristikat e S Pen që ju nevojiten, shpejt dhe lehtë. Dhe së fundmi, marrja e shënimeve nuk ka qenë kurrë më i lehtë sesa me Text Export, që transformon shënime të shkruara me dorë në tekst, të gatshme për t’u redaktuar dhe ndarë me këdo që ju zgjidhni, Aplikacioni Note i Samsung bën që shënimet të merren më shpejt dhe më lehtë kur jeni në lëvizje. Dhe tani, ju mund t’i ktheni shënimet me shkrim dore në tekst për redaktim dhe shpërndarje të lehtë.

Krakteristikat Premium të Galaxy
Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 Lite do t’u japin më shumë njerëzve akses në të gjitha karakteristikat premium të serisë Galaxy:

  • Pamje e pandërprerë: Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 ofrojnë ekran Infinity-O cep më cep. Me një madhësi prej 6.7 inç, ekrani ofron një përvojë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, duke ju lejuar të kënaqeni plotësisht dhe të humbni në përmbajtjen tuaj të preferuar të multimedias.
  • Bateri më e madhe dhe më e qëndrueshme: Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 Lite janë të pajisura me një bateri 4.500mAh dhe aftësi për karikim super të shpejtë, kështu që ju mund të qëndroni të lidhur më gjatë dhe të shpenzoni më shumë kohë duke bërë gjërat që doni.
  • Shërbimet dhe Siguria: Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 Lite vijnë me ekosistemin Samsung të aplikacioneve dhe shërbimeve inteligjente, duke përfshirë Bixby, Samsung Pay dhe Samsung Health. Pajisjet mbrohen gjithashtu me platformën e sigurisë të shkallës së lartë Samsung Knox.

Galaxy S10 Lite është i disponueshëm në të Bardhë Perlë, të Zezë të Thellë dhe Blu të ndezur ndërsa Galaxy Note10 Lite është në dispozicion në Aureolë me Shkëlqim, Aureolë të Zezë dhe Aureolë të Kuqe. Galaxy S10 Lite dhe Galaxy Note10 Lite do të shfaqen në CES 2020, e cila zhvillohet më 7 deri në 10 Janar 2020, në kabinat Samsung (# 15006) të vendosura në Qendrën e Konventës në Las Vegas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0