Njihuni me folëset e seminarit motivues: “Gruaja Shqiptare në Karrierë”


Më datë 19 Maj vjen një Seminar Motivues me në qendër FEMRËN, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional.

BusinessMag në këtë artikull ju njeh me folëset e seminarit.

Po ju njohim me ideatoren, organizatoren dhe moderatoren e seminarit “Gruaja Shqiptare në Karrierë”, Armira Lazaj, pedagoge dhe trajnere në tematikat: Menaxhim, Marketing, Sipërmarrje, Lidership, Inovacion & Kreativitet, Aftësi Komunikuese.

Antonela Hako, sipërmarrëse e sukseshme, bashkëthemeluese e HAKO shpk

Edlira Çepani koordinatore Kombëtare e rrjetit të grave Barazi Në Vendimmarrje

Klodiana Shala, kampione në atletikë

Lediona Braho, Psikologe klinike

Xhoi Jakaj, Pedagoge në FSHN, presidente e shoqatës “Act Now” dhe themeluesen e Gong News

Për të qenë pjesë e këtij seminari aplikoni në adresën info.aset@yahoo.com duke dërguar emrin, mbiemrin, nr. e tel, profesionin, moshën

Data e aktivitetit: 19 Maj 2018
Ora: 09:30 – 14:00
Vendi: Tirana Business University
Pagesa: 2000 lekë (të reja), ndërsa kategoria studentë përfitojnë me 50% zbritje, pra 1000 lekë (të reja)

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale