Njihuni me fituesit e Superbrands Albania 2017

Njihuni me fituesit e Superbrands Albania 2017

Superbrands, një organizatë ndërkombëtare e krijuar me qëllimin për të informuar kompanitë se çfarë roli luajnë brendet në ndërmarrjen e tyre përkatëse si dhe është autoriteti ndërkombëtar për certifikimin e brendeve.

Prej vitit 1994 janë organizuar programe të saj në shumë vende të botës, të cilat identifikojnë dhe japin vlerësime publike për brendet më të fuqishme.

Në ambientet moderne të “The Plaza Hotel”, u zhvillua mbrëmja Gala e edicionit të dytë të çmimeve Superbrands Albania 2017. Një organizim madhështor, i kuruar deri në detaje, Superbrands Albania ia arriti që të sillte sërish një event të bukur, pjesëmarrësit e të cilit ishin përfaqësues nga kompanitë më të mëdha dhe më të mira në vend.

Kompanitë që janë përzgjedhur si fitueset e këtij edicioni të Superbrand, janë votuar nga një këshill i pavarur dhe vullnetar, i cili përbëhet nga personalitete dhe emra të dëgjuar të fushave të ndryshme në Shqipëri si: Alban Zusi, Aleksandër Ҫipa, Arbër Lleshi, Artan Hoxha, Aurora Sulçe, Azeta Tartaraj, Bledar Qevani, Dhori Kule, Edlira Mali, Fatos Ҫoçoli, Flutura Xhabija, Genti Beqiri, Ilva Tare, Ines Muçostepa, Mimoza Koçiu, Ornela Liperi, Rudina Magjistari, Silvio Pedrazzi, Spiro Brumbulli dhe Vjollca Karapici.

Ndërkohë, kompanitë që ishin pjesë e Superbrands Albania 2017 dhe që u vlerësuan nga ky këshill si “Superbrande”, janë: Agna Group, Adex Courier & Logistics, Ami Event, Ҫelësi Media Group, Ҫobo Winery, Conad Albania, etj.

  • AGNA Group – Për kompaninë Agna Group, kjo ishte hera e dytë që mori çmimin e Superbrands Albania.
  • Ҫobo Winery – Për Kantinën e Verës Ҫobo kjo ishte hera e parë që u zgjodh si një prej fituesve të Superbrands Albania.
  • Conad- Për rrjetin e supermarketeve Conad kjo ishte hera e dytë që ishin një prej fituesve të Superbrands Albania.
  • Karta EXTRA – Kjo ishte hera e parë që Karta Extra, pjesë e Ҫelësi Media Group, u përzgjodh si Superbrand, ndërkohë që është hera e dytë që ҪMG bëhet pjesë e Superbrands Albania.
  • Enza Home – Për kompaninë e Enza Home kjo është hera e parë që ishte pjesë e Superbrands Albania.
  • Eurosig – Kompania e sigurimeve “Eurosig”, është bërë për të dytën herë fituese e Superbrands Albania.
  • F&M Reklama
  • Adex Courier & Logistics
  • Insifa – Për kompaninë Insifa kjo ishte hera e dytë që vlerësohej me çmimin Superbrands Albania.
  • Lufra – Për kompaninë Lufra kjo ishte hera e dytë që vlerësohej me çmimin Superbrands Albania
  • Ami Event
  • Vizion Plus
  • Pascucci Caffe – Kjo kompani u bë fituese për herë të parë e Superbrands Albania.
  • Pierre Cardin Home – Për kompaninë “Pierre Cardin Home” është hera e parë që vlerësohet si Superbrand në tregun shqiptar, por që prej vitit 2003 ajo ka marrë çmimin Superbrand në vende të ndryshme.
  • Artistic Pirro Jewellery është zgjedhur për herë të dytë fituese e Superbrand.
  • Sophie Caffe – Për kompaninë Sophie Caffe është hera e parë që vlerësohet me Superbrand
  • Kompania Stela është zgjedhur për herë të dytë si një Superbrand, me birrën e saj “Stela”.
  • Telekom Albania – Kjo është hera e dytë që Telekom është përzgjedhur si një Superbrand në Shqipëri.
  • Viprint – Kompania Viprint janë partnerët e Superbrand dhe njëkohësisht pjesë e Superbrand prej 2 vitesh.

Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare Superbrands.al

Evente

Communication Skills Station

Maj 26, 2018
11 AM - 2 PM

Konferenca Spark.me 2018

Maj 26, 2018
në orën 09:00 AM - 27 Maj në 07:00 PM

Auto Sallon Tirana 2018, Edicioni i 3-të & Automotive Forum

Maj 31, 2018
6:00 PM - 9:00 PM, 1-3 Qershor, ora 10:00 AM - 8:00 PM

Startup Grind Tirana mirëpret Alketa Vejsiu

Qershor 6, 2018
5:30 PM - 8:30 PM

I do Real Estate – nga Eglent Bici

Qershor 7, 2018
10 AM - 12:30 PM

Startup Grind Europe Conference

Qershor 13, 2018
8 AM - 6 PM