Njihuni me disavantazhet nëse jeni më i miri në punë - Business Magazine Albania

Njihuni me disavantazhet nëse jeni më i miri në punë

Edhe pse në pamje të parë mund të duket e çuditshme, është e vërtetë se të jesh më i miri në punë shpeshherë shoqërohet me më shumë disavantazhe sesa avantazhe.

Ja arsyet:

Nëse ju jeni me të vërtetë shumë të aftë në profesionin tuaj, madje më i miri në kompaninë ku punoni, ka shumë mundësi që juve t’ju mbingarkojnë me punë ekstra, madje duke përfunduar edhe detyra të kolegëve tuaj të cilët mund t’i përfundonin vetë nëse do të punonin pak më shumë.

Kur ju e realizoni një detyrë që ju është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme, eprorët tuaj mësohen me një fakt të tillë dhe ndalojnë t’ju vënë në dukje meritat tuaja, madje dhe atëherë kur frytet e punës suaj janë shumë të mëdha dhe pozitive mbi kompaninë në të cilën punoni.

Nëse jeni më i miri në punë, gjithmonë do të ndeshni një ose më shumë kolegë në ambientin tuaj të punës që do të jenë xhelozë për ju dhe madje mund të shkojnë deri aty sa si pasojë e kësaj xhelozie të ankohen tek eprorët për ju.

Lexo:Një punonjës “Toksik” mund të ndikojë tek i gjithë ekipiKa edhe një grup punëdhënësish, të cilët nuk kanë aspak qejf që të kenë në kompaninë e tyre, punonjësit më të mirë. Punonjësit më të mirë u shkaktojnë atyre stres dhe në pjesën më të madhe të kohës i bëjnë që të ndihen nervozë. Ata sigurisht që duan rendiment dhe performancë të niveleve të larta, por ata nuk duan aspak që ju të jeni më të mirë se edhe ata vetë.

Nëse ju njiheni si një ndër personat që mund të zgjidhni dhe merrni përsipër çdo sfidë sado e vështirë të jetë ajo, atëherë kjo gjë mund t’ju kthehet kundër, sepse ju me siguri që do t’i hyni në hak “kohës suaj të lirë”. Kini kujdes sepse ju rrezikoni që asnjëherë të mos ta mbyllni punën në orarin e caktuar dhe madje mund të sakrifikoni edhe fundjavat tuaja për të përfunduar një detyrë të caktuar.

Kur ju jeni më të mirët në punën që bëni aktualisht, ju rrezikoheni të mos lëvizni kurrë në një nivel më të lartë, sepse askush nuk do të donte t’ju kishte larg.

Kur ju jeni më të mirët në punën tuaj, të gjithë mësohen me një gjë të tillë dhe të gjithë performancën tuaj e marrin si të mirëqenë. Ajo çka është më e keqja në këtë rast është se paga juaj nuk ndryshon, ajo mbetet e njëjta, pavarësisht punës suaj.

Nëse jeni më të mirët është e sigurt që do të bëni armiq. Fatkeqësisht, në këtë mënyrë funksionon bota!

Kur ju jeni më të mirët, disa organizata apo kompani nuk do t’ju bëjnë që të ndiheni aspak rehat dhe do t’ju lënë në dorë zgjidhjen e vetme: largimin. Kjo gjë zakonisht ndodh sepse ju u keni lënduar egon e tyre personale. Ata nuk janë mësuar që të kenë të bëjnë me njerëz më të mirë se vetja, prandaj nuk duan që rutina e tyre e zakonshme të prishet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0