Njihuni me 10 femrat më të fuqishme të botës » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Njihuni me 10 femrat më të fuqishme të botës

7 nga 10 femrat më të fuqishme të Botës janë amerikane, sipas listës së Forbes.

Angela Merkel mbetet akoma një nga femrat më të fuqishme të botës.

Kancelarja gjermane ka mbajtur vendin më të lartë në listën Forbes e femrave më të fuqishme për shtatë vjet rresht. Një tjetër udhëheqëse e shquar në politikë, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May renditet në vendin e dytë. Është hera e parë që ajo shfaqet në listën vjetore të Forbes.

burimi: 5 femrat më të pushtetshme të globit për 2016-n

Melinda Gates, bashkëkryesuese e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, është femra amerikane e rangut më të lartë, duke marrë vendin e tretë. Shtatë prej 10 grave më të fuqishme në botë janë amerikane, sipas listës Forbes.

Forbes përcakton renditjen duke vlerësuar katër kategori: paratë – që mbulojnë vlerën neto, të ardhurat e kompanisë, asetet nën menaxhim ose GDP – praninë dhe ndikimin në media.

Nga 100 femrat në listë, gati gjysma janë nga Shtetet e Bashkuara. Ivanka Trump, këshilltare e lartë dhe vajza e Presidentit Donald Trump, hyri në listë për herë të parë, duke debutuar në moshën 19 vjeçare. Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Hilary Clinton, ra 63 vende, nga e dyta në vendin e 65.

  1. Angela Merkel: Kancelare, Gjermani
  2. Theresa May: Kryeministre, Mbretëri e Bashkuar
  3. Melinda Gates: Bashkë-drejtuese, Fondacioni Bill & Melinda Gates, SHBA
  4. Sheryl Sandberg: COO, Facebook, SHBA
  5. Mary Barra: CEO, General Motors, SHBA
  6. Susan Wojcicki: CEO, YouTube, SHBA
  7. Abigail Johnson: CEO, Fidelity Investments, SHBA
  8. Christine Lagarde: Drejtoreshë e Menaxhimit, International Monetary Fund (Fondi Monetar Ndërkombëtar), SHBA
  9. Ana Patricia Botín: Drejtuese, Santander Group, Banco Santander, Spanjë
  10. Ginni Rometty: CEO, IBM, SHBA

Lexoni: Historia e gazetës “Illyria”, zëri i shqiptarëve të Amerikës, e udhëhequr drejt suksesit nga shqiptarja Evgeni Bajrami

burimi: Entrepreneur