Njerëzit që preferojnë të rrinë vetëm janë më inteligjentë se të tjerët, sipas një studimi


Ne jemi mësuar me faktin se lidhjet shoqërore na bëjnë më të lumtur, bashkëveprimi me miqtë sjell gëzim dhe kuptim për jetën tonë dhe sa më shumë komunikojmë me njerëzit, aq më mirë ndihemi.

Është e vështirë të debatosh për këtë nëse nuk je me të vërtetë “i zgjuar”. Ky zbulim tronditës është bërë nga shkencëtarët që e kanë provuar në një studim të botuar në British Journal of Psychology.

Lexoni: Sipas një studimi, njerëzit me humor janë më inteligjentë

Studiuesit Norman Li dhe Satoshi Kanazawa zhvilluan një studim që mat kënaqësinë e jetës, inteligjencën dhe shëndetin. Pas analizimit të përgjigjeve të 15,000 personave dolën me “teorinë e savanës së lumturisë”. Kjo tregon se mënyra sesi e shijojmë jetën bazohet në përvojat e paraardhësve tanë.

Hulumtimi i tyre bazohej në 2 faktorë që janë tipikë për jetën moderne:

  • dendësia e popullsisë
  • frekuenca e komunikimit me miqtë

Sot jemi të rrethuar nga më shumë njerëz sesa paraardhësit tanë, por ne ndërveprojmë më pak me miqtë tanë. Sipas autorëve, njerëzit më pak inteligjentë janë më të prekur nga teoria e savanës, sesa njerëzit shumë inteligjentë.

Ata gjithashtu theksojnë se njerëzit me të vërtetë të zgjuar preferojnë zonat urbane, ndërsa njerëzit që janë më pak të zgjuar preferojnë të qëndrojnë në një mjedis rural. Kjo lidhet me idenë se pavarësisht nga fakti se ekziston një densitet i lartë i popullsisë, njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin më pak sesa në zonat rurale.

“Në përgjithësi, personat në zonat urbane kanë inteligjencë më të lartë mesatare sesa ata që jetojnë në zonat rurale, ndoshta sepse individët më inteligjentë janë më të aftë të jetojnë në mjedise ‘të panatyrshme’ me një densitet të lartë të popullsisë”, thotë Kanazawa.

Paraardhësit tanë kishin kontakte të shpeshta me miqtë, sepse ishte e nevojshme për mbijetesë. Por për njerëz më inteligjentë, një qasje individuale në zgjidhjen e problemeve ishte më e rëndësishme. Kështu, ata nuk përfitonin nga miqësitë dhe si rezultat, nuk po i kërkonin më ato.

Lexoni: A po bëhemi më pak inteligjentë?

Nëse ju pëlqeni të kaloni kohë me miqtë tuaj, kjo sigurisht nuk do të thotë që nuk jeni shumë inteligjentë. Ajo që është më e rëndësishme për ta kuptuar është se nëse tenton të kalosh kohë vetëm (ose të njohësh dikë që bën këtë gjë), nuk të bën një vetmitar. Ju keni lindur në këtë mënyrë dhe është krejtësisht normale.

Studiuesit zbuluan se njerëzit më inteligjentë janë më pak të lumtur kur shoqërohen shpesh me miqtë.

A ju pëlqen të kaloni kohë me veten tuaj? A keni menduar ndonjëherë se mund të jetë një shenjë e inteligjencës më të lartë? Mos kini frikë të shprehni mendimin tuaj dhe të ndani me ne komentet tuaja.

/BrightSide

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale