Njerëzit e suksesshëm sillen kështu me ata që nuk i pëlqejnë - Business Magazine Albania

Njerëzit e suksesshëm sillen kështu me ata që nuk i pëlqejnë


Është e pashmangshme të takosh njerëz, të cilët nuk do t’i pëlqesh.

Si mund të shkoni mirë me dikë, që është tip i vështirë, pa shije apo i padurueshëm? Duhet të kujtoni se as ju nuk jeni perfekt. Tek e fundit, jemi thjeshtë njerëz. Të gjithë bëjmë gabime.

Ju mund ta shmangni një person, me të cilin nuk shkoni mirë. Gjithsesi, në një moment të caktuar, këtë person “të çuditshëm” mund ta keni dhe në punë. Duke përdorur këto këshilla, ju mund t’i shihni gjërat nga një tjetër perspektivë.

Prano, askush nuk i pëlqen të gjithë.

E vërteta është se nuk mund të na pëlqejnë të gjithë. Të mos pëlqesh dikë, nuk do të thotë se je një njeri i keq. Por, duhet të gjejmë një formë me ta, për të patur mbarëvajtje në punë. Ju mund të përballeni me dikë, pa gjykuar se kush ka të drejtë e kush është gabim dhe kështu do të mund të largoni emocionet e forta, që shpesh na shoqërojnë në marrëdhënie të vështira.

Një mendje e qetë është antidota për njerëzit toksikë.

Të përballesh me dikë që të gjykon gabimisht ka një ndikim negativ në emocionet e tua. Një person toksik mund të të çmendë… Por, vetëm nesë e lejon. Kujto se vetëm ti ke fuqi të kontrollosh gjendjen tënde emocionale.

Kjo nuk do të thotë të injoroni personi apo të mospërfillni se si ju bën të ndiheni. Kuptoni se emocionet tuaja, si tensioni dhe bezdia, vetëm rriten. Nëse dikush ju ngre nervat, kalojeni këtë ndjesi dhe më pas lëreni këtë emocion të ikë. Dhe mos harroni, ndonjëherë duhet thjeshtë të buzëqeshni dhe të pohoni me kokë.

Çfarëdo të thonë, mos e merrni personale.

Ndonjëherë, njerëzit sillen ashtu siç sillen për shkak të vetes, jo prej jush. Zgjeroni perspektivën tuaj në çdo situatë. Një pamje më e madhe shpesh i redukton keqkuptimet.

Ju gjithashtu mund të jeni proaktiv kur përballeni me dikë që vazhdimisht ju provokon. Mendoni për të gjitha format se si mund të reagoni në mënyrë të qetë dhe të vendosur. Krijoni një pamje të qartë në kokën tuaj se si duhet të përgjigjeni në të tilla raste. Kështu do të shmangni efektin ping-pong. Kujtoni se çdo situatë përfshin personin me të cilin po komunikoni dhe problemin që po diskutoni. Përqëndrohuni tek problemi, jo te personi.

Lartësohu ose zhytu më thellë.

Është e thjeshtë të reagosh emocionalisht ndaj njerëzve toksikë, sidomos nëse sjellja e tyre duket qesharake apo e mërzitshme. Por, nëse bini në nivelin e tyre, ju mund të cilësoheni si personi që nisi rrëmujën.

Ju nuk duhet t’i përgjigjeni kaosit të tyre. Zgjidhni të lartësoni veten duke u fokusuar në fakte dhe përgjigje racionale. Zgjidhni të jeni diplomatë.

Shprehi qetësisht ndjenjat e tua

Ndonjëherë, mënyra sesi ne komunikojmë sjell probleme më të mëdha. Nëse sjellja dhe komunikimi i dikujt ju besdis, ka ardhur koha të flisni për ndjesitë tuaja. Çelësi është ta bëni këtë sa më qetë dhe në një formë joballafaquese, por udhëzuese.

Mos përdorni një gjuhë akuzuese dhe kujdesuni që fjalitë tuaja të fillojnë me ‘Unë’. Qëllimi është që ju të shpreheni sa më qartë për mënyrën si ndiheni dhe situatën tuaj aktuale, pa i akuzuar të tjerët. Nëj formulë e thjeshtë mund të jetë: “Kur ti…., unë ndihem….. Të lutem, më mirë vepro kështu:….”.

Mëso si të ç’armatosësh një idiot.

Nëse dikush vazhdimisht ju ngacmon dhe fokusohet në të metat tuaja, ju mund të barazoni fuqinë duke aplikuar presion tek ata për të zvogëluar sjelljen e tyre të vështirë. Mos u mbroni kur dikush tregohet agresiv ndaj jush. Kjo thjesht do t’i japë atij më shumë fuqi. Në vend të kësaj, uleni skenarin dhe faljani të gjithë skenën. Mënyra më e mirë për të neutralizuar ndikimin e tyre është duke bërë pyetje konstruktive dhe hetuese.

Nëse ata janë duke u përpjekur të mohojnë ose të nënvlerësojnë punën tuaj, pyetini ata për kritika specifike. Pyesni nëse i kanë komunikuar qartë pritshmëritë e tyre. Nëse ata po tregohen të pasjellshëm apo ngacmues. Le ta dinë që ju prisni të trajtoheni me një nivel qytetarie dhe nga ana tjetër ju duhet t’i trajtoni ata në të njëjtën mënyrë.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0