"Një yll i shndritshëm në Bronx", biznesi kosovar në 'Arthur Avenue' - Business Magazine Albania

“Një yll i shndritshëm në Bronx”, biznesi kosovar në ‘Arthur Avenue’


Gazeta prestigjioze njujorkeze “New York Daily News”, i ka kushtuar një artikull “Prince Coffe House”, e cila është hapur rreth një muaj më parë në këtë qytet.

Sipas “New York Daily News”, kjo kafene tashmë është shndërruar në një destinacion simpatik në ‘Arthur Avenue’, dhe një yll i shndritshëm në mesin e dhjetëra bizneseve të reja në zhvillim e sipër në Bronx.

Në këtë kafene, shpalosen produktet e “Devolli Corporation” duke përfshirë “Prince Caffe Turke” dhe “Prince Espresso”. Por, gazetarit nuk i kanë shpëtuar nga syri as ëmbëlsirat dhe ambientet impresive të Lokalit.

Në këtë artikull theksohet se edhe pse është hapur qё prej një muaji, “Prince Coffee House”, tashmë është bërë destinim për shumë turistë dhe studentë. Për çdo vit ‘Bronx week’ shpall zonën më të mirë dhe këtë vit Bronx-i është përzgjedhur me ‘Prince Coffee House’ në rrugën ‘Arthur Avenue’.

Megjithatë, nuk është vetëm trendi, me një fjalë ‘Prince’ është e “shijshmja”. Kafe, desertë dhe pasta, të gjitha janë të shijshme. Ambienti është po aq i shijshëm, aq sa janë ambienti edhe baristat dhe stafi.

b

Dekori i ‘Prince’ është po ashtu aq i ëmbël. Një mural shekullor i Evropës Lindore shtrihet në faqen e murit kryesor. ‘Prince’ ofron një sërë mundësish, tavolina të vogla dhe dhoma prapa e cila përfshin një tavolinë të madhe prej druri për grupe.

“Prince Coffe House”, po që është një vend i përsosur për takime të ndryshme.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0