Një në 5 celularë të blerë në ebay kanë informacione private të ish-pronarëve

Një në 5 celularë të blerë në ebay kanë informacione private të ish-pronarëve


Studiuesit e Universitetit të Hertfordshire në Britaninë e Madhe, të financuar nga instituti i kërkimeve Comparitech, blenë 100 celularë nga ebay dhe plot 19% prej tyre kishin informacione të lidhura direkt me identitetin e ish pronarit ndërsa 17% informacione që mund të çonin në gjetjen e ish pronarit të celularit.

Lista e celularëve të blerë varionte nga smartfonët e fundit te Motorola e vitit 1996.

Materiali i gjetur në këta celularë mund të përdoret për të vjedhur identitetin e dikujt, për të kryer vjedhje ose shantazh, sipas Daily Mail.

“Kjo vjen si pasojë e të mos diturit se si duhet të fshish informacionet e celularit në mënyrën e duhur përpara se ta shesësh ose hedhësh celularin, nga injoranca ndaj fuqisë së rrjeteve sociale sot dhe të mos kuptuarit se sa i rrezikshëm është ekspozimi i informacionit personal” – thotë avokati privat i Comparitech Paul Bischoff.

Ebay ka reaguar direkt për Daily Mail: “Këshillojmë me ngulm të gjithë shitësit që të sigurohen që celulari i tyre është gati për shitje dhe paraprakisht të kenë fshirë të gjithë informacionet nga memoria e brendshme dhe e jashtme e celularit”.

DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0