Një lider i mirë ka të paktën këto 3 cilësi
Përditësuar së fundmi: 21/03/2019

Një lider i mirë ka të paktën këto 3 cilësi

Share
nga Neada Muçaj
Mar 21, 2019

Fatkeqësisht, shumë njerëz promovohen në poste drejtuese për arsye të gabuara.

Shumë të tjerë ndërkohë, nuk duan të jenë në atë pozicion, por vazhdojnë të drejtojnë për shkak të statusit, autoritetit personal, pagës apo përfitimeve që ky titull sjell.

Sepse për të qenë një lider i mirë duhet të kesh të paktën këto 3 cilësi:

  1. U jep punonjësve lirinë për të marrë vendime.

Një nga gjërat më të mira që mund të bëjë një lider është t’u japë lirinë dhe mundësinë punonjësve të tij për të vendosur, për t’u përfshirë dhe për të gjetur mënyra se si puna të bëhet më mirë.

Hulumtime nga Instituti i Fuqisë Punëtore më të Zgjuar dhe Instituti i Hulumtimeve të Punës, zbuluan se punonjësit që ndiejnë se idetë dhe sugjerimet e tyre kanë rëndësi më shumë se në dy raste, kanë një përvojë më pozitive krahasuar me ata që nuk e marrin këtë feedback.

E njëjta veçori vihet re dhe tek ata punonjës që kanë lirinë të vendosin për punën e tyre.

Kjo qasje dhe ndjesi e stimuluar nga drejtuesit, i bën punonjësit të kuptojnë se po investojnë për kompaninë ku punojnë. Kur kanë liri ata performojnë në një nivel më të lartë.

  1. Ka aftësinë të ndryshojë jetën e njerëzve.

Richard Branson, themeluesi miliarder i Virgin Group thotë “Nuk ka vlerë të nisësh një biznes nëse nuk do të bësh asnjë ndryshim rrënjësor në jetët e njerëzve. Prandaj, nëse keni një ide që do të bëjë diferencën, atëherë përkushtojuni dhe realizojeni”.

Një drejtues i mirë e përdor misionin e kompanisë për të angazhuar dhe inkurajuar punonjësit. Ai krijon kushte të përshtatshme për punën e gjithsecilit, lejon trasmetimin e kësaj energjie dhe gjen mënyra të ndryshme për të injektuar më shumë qëllime dhe për t’i dhënë më shumë kuptim punës së njerëzve që do të çojnë përpara misionin e tij.

Branson gjithashtu thotë, “Ju dhe punonjësit tuaj që e bëjnë punën me energji dhe përkushtim, do të arrini shumë larg së bashku”.

  1. Shpërndan lumturi dhe e largon frikën e çdokujt.

A shkoni me dëshirë në punë të hënën në mëngjes? A bisedoni me kolegët tuaj? A ndiheni të vlerësuar nga shefi juaj sespe ai/ajo kujdeset për ju?

Nëse përgjigjet janë po, atëherë ndoshta jeni një punonjës i lumtur. Lumturia është një emocion i shkaktuar nga mirëqenia dhe suksesi që kalon çdo punonjës nën drejtimin e duhur.

Është ndjesia që përjetoni në një mjedis bashkëpunues ku njerëzit respektojnë njëri-tjetrin, kur ekziston puna në grup mes kolegëve që inkurajojnë njëri-tjetrin, ku kolegët ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë një sinergji të vazhdueshme në ajër. Është ai lloj mjedisi pune, ku njerëzit e kanë të vështirë të largohen dhe të shkojnë në shtëpi. Kjo lloj lumturie krijohet nga drejtuesit e mirë.

/INC