“Një karikues për të gjitha pajisjet.” Parlamenti Europian miraton ligjin - Business Magazine Albania

“Një karikues për të gjitha pajisjet.” Parlamenti Europian miraton ligjin

karikues

Parlamenti Europian miratoi rregulla të reja, duke prezantuar një karikues të përbashkët për pajisjet e vogla elektronike si smartfonët dhe tabletët.

Ligji i ri do të thotë se duke filluar nga vjeshta e vitit 2024, USB-C do të jetë porta standarde e karikimit për telefonat inteligjentë, tabletët, tastierat, mausët e kompjuterit, pajisjet GPS, kamerat dixhitale, kufjet, etj… Duke filluar nga viti 2026, USB-C do të bëhet gjithashtu portë karikimi edhe për laptopët.

Lexo edhe: Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për të rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve

Vendimi u miratua me shumicë të madhe: 602 vota pro, 13 kundër dhe tetë abstenime. Pajisje të tilla gjenerojnë nga 11,000 deri në 13,000 ton mbetje elektronike çdo vit, sipas Komisionit Evropian, dhe rregullat e reja pritet ta reduktojnë këtë sasi në mënyrë drastike.

Prodhuesit e telefonave inteligjentë i kanë rezistuar këtij vendimi  për vite me radhë. Por në vitin 2020 Parlamenti nxiti edhe më shumë thirrjet e tij drejtuar Komisionit Evropian për të paraqitur një propozim legjislativ për të rregulluar këtë çështje.

Qeveritë e BE-së tani pritet të japin miratimin e tyre përfundimtar gjatë takimit të Këshillit të Mjedisit më 24 tetor. Pas kësaj, legjislacioni do të hyjë në fuqi. Vendet e BE-së do të kenë gjashtë muaj kohë për ta integruar atë në ligjet e tyre kombëtare./Politico

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0