Një influencer shpjegon se si i ka fituar 50,000 dollarë nga video-ja e tij në YouTube » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 08/08/2019

Një influencer shpjegon se si i ka fituar 50,000 dollarë nga video-ja e tij në YouTube

Share
nga Eridon Elshani
Gus 08, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Kur një YouTuber ngarkon një video në platformë, nuk është e sigurt se sa do të paguhet nga YouTube.

Programi i Partnerëve në YouTube lejon që Youtuber-ët të fitojnë para nëpërmjet reklamave me video. Këto reklama gjenerojnë një shumë të caktuar parash në varësi të faktorëve si koha e shikimit të një videoje, gjatësia dhe demografia e shikuesit.

Influencer-i dhe sipërmarrësi i YouTube, Kevin David, i cili ka një kanal në YouTube me të njëjtin emër me 600,000 abonues, nuk e konsideron veten një yll në YouTube. Por kjo nuk do të thotë që ai nuk ka gjeneruar të ardhura të mëdha nga kjo platformë.

David tha për Business Insider se video-ja e tij për përdorimin e reklamave në Facebook, me 1.9 milion shikime, i ka sjellë gati 50,000 dollarë në Google AdSense. Videoja e tij “Shopify Tutorial for Beginners”, e cila kërkonte produksion minimal sepse ai e filmoi atë duke përdorur vetëm laptopin e tij, i ka sjellë mbi 40,000 dollarë në Google AdSense, ka thënë ai.

Davidi ndau me Business Insider një screenshot nga pulti i tij në YouTube që tregoi se videot e tij i kishin siguruar rreth 31,000 dollarë fitime në 28 ditët e fundit me 2.4 milion shikime.

screen_shot_2019 08 02_at_12.00.33_pm

Përmbajtja është çelësi

Davidi e bëri videon e tij për Shopify derisa ishte duke qëndruar në një hotel të lirë në Australi, pa aparat fotografik ose pajisje.

“Kjo video e vetme fitoi po aq sa disa amerikanë fitojnë në një vit, dhe unë thjesht u ula dhe e regjistrova atë, pa asnjë redaktim.”

Lexo: Ylli i Youtube tregon se sa para fiton nga një video me 1 milion shikime

Ai bën video të detajuara, për shembull, si të fitojmë para nga interneti, mësime për e-commerce dhe si të shesim produkte në Amazon.

David ka një kosto më të lartë për 1.000 shikime sesa një krijues mesatar i YouTube, sepse reklamuesit janë të gatshëm të paguajnë më shumë për llojin e tij të përmbajtjes, sesa për një video me shaka në YouTube, tha ai.

Në përgjithësi, videot e tij bëjnë mesatarisht mes 2,000 deri 10,000 $ në të ardhurat e Google AdSense, tha ai.

Përdorimi i YouTube për biznesin tuaj

Nuk ka asnjë arsye që një biznes të mos e përdorë YouTube, tha Davidi, dhe ndryshe nga një postim në Instagram, videot në YouTube mbijetojnë më gjatë.

“Kur postoni një fotografi në Instagram ju merrni një mijë, dy mijë pëlqime, por ditën tjetër atë postim nuk e sheh më”, tha ai. “Unë kam një video që është dy vjet e vjetër, dhe akoma, edhe sot e kësaj dite merr mbi një mijë shikime në ditë dhe ndoshta gjeneron të paktën një mijë dollarë në ditë.”

YouTube e ka ndihmuar Davidin të zgjerojë biznesin e tij dhe të tërheq shikues të rinj në faqen e tij të internetit dhe në grupet në Facebook. Këshillat e Davidit për biznesin janë publikuar edhe në revistën Forbes.

YouTube “mund të jetë një mjet i jashtëzakonshëm për edukimin e njerëzve, nëse dini se si ta përdorni atë.”

BusinessInsider



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00