Një fermë për Universitetin Bujqësor të Tiranës

Një fermë për Universitetin Bujqësor të Tiranës


Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e tij didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me një vendim të miratuar nga qeveria, universiteti do të ketë në dispozicion 1 milion euro. Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi tha se, “ky fond  u miratua një ditë pas punësimit të rreth 370 studentëve ekselentë në administratën publike, ku 31 prej tyre janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Sipas ministrit, “Ferma me sipërfaqe 135 Ha është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ajo përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trainuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë”.

Ferma pritet të vlejë edhe si një atraksion për turistët dhe të jetë një formë alternative për të siguruar të ardhura për vetë universitetin.

“Ne do t’a përdorim ekspertizën e Universitetit Bujqësor si shërbim konsulence për të hartuar politika dhe projekte në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, peshkimit dhe veterinarisë”, tha Çuçi.

Universiteti Bujqësor shihet si mundësi për kërkimit shkencor pasi ka kapacitetet për t’u shërbyer nevojave të vendit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

Lexo: Rimbursimi i TVSH vetëm 6%, fermerët derdhin qumështin në rrugë

Punësimi i studentëve ekselentë dhe kalimi i fondit 1 milion euro në llogari të Universitetit Bujqësor të Tiranës, është një hap në partneritetin afatgjatë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vendosë me një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend. Kjo vjen si rezultat i paktit të zhvilluar mes qeverisë dhe universitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0