Një dasmë mbretërore me distancim social

Një dasmë mbretërore me distancim social

dasmë mbretërore

Oborri mbretëror ka publikuar fotografitë nga dasma private e Princeshës Beatrice në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u martua me biznesmenin Edoardo Mapelli Mozzi, ditën e premte në një ceremoni në Kalanë Windsor ku mori pjesë Mbretëresha Elizabeth II.

Fotografitë e publikuara nga Buckingham Palace të shtunën tregojnë se princesha qëndron në distancë nga gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth dhe gjyshi, Princi Philip.

Princesha Beatrice vuri të njëjtën kurorë, që mbretëresha Elisabeth kishte vendosur 73 vite më parë në dasmën e saj me princin Filip në vitin 1947. Beatrice, e cila është e nënta në radhë në fronin britanik dhe mbesë e Mbretëreshës dhe Princit Filip, Duka i Edinburgh, u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew.

dasmë mbretërore

Beatrice dhe Mapelli Mozzi janë fejuar që nga shtatori i kaluar por pandemia e koronavirusit shkaktoi shtyrjen e datës së dasmës, e cila ishte planifikuar më 29 maj.

 “Çifti vendosi të zhvillojë një ceremoni të vogël private me prindërit dhe familajrët e tyre pas shtyrjes së dasmës në maj. Dasma ishte në përputhje me rrethanat unike të COVID-19, ndërsa i mundësoi atyre të festojnë dasmën me familjen e tyre më të afërt”, tha një nga përfaqësuesit e pallatit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0