Një burrë japonez gjurmoi yllin e pop-it duke përdorur selfiet e saj

Një burrë japonez gjurmoi yllin e pop-it duke përdorur selfiet e saj


I pyetur se si e gjeti adresën e viktimës, një idhull i muzikës pop në të 20-at e saj, i dyshuari Hibiki Sato i befasoi hetuesit duke rrëfyer se si, duke vëzhguar me durim selfie-t e rrjeteve sociale të viktimës, ai ishte në gjendje t’i bashkonte të dhënat duke analizuar me kujdes peizazhin e pasqyruar në fotografitë e saj.

Lexoni: Facebook pranon se i gjurmon njerëzit në internet, duke parë çfarë ata kërkojnë

Duke i zmadhuar fotot, Sato ishte në gjendje të dallonte detaje që tregonin se cilin stacion të trenit frekuentonte viktima. Duke i analizuar këto pamje përmes Google Street View, ai gjeti stacionin dhe ndoqi viktimën e tij, tha policia.

Sato, i cili u arrestua të martën, gjithashtu i tha policisë se ai studioi detaje të apartamentit të saj, siç ishte vendosja e perdeve dhe drejtimi i dritës natyrale që hynte në dritare, për të kuptuar se në cilën ndërtesë jetonte ajo.

Lexoni: Telefoni Google Pixel së shpejti do të zbulojë nëse keni pësuar aksident me makinë dhe automatikisht do të thërrasë urgjencën

Pak para mesnatës së 1 shtatorit, ai dyshohet se sulmoi dhe ngacmoi gruan kur ajo hyri në ndërtesën e saj. Ai iku, por më vonë u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë.

“Njerëzit duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm se postimi i fotove dhe videove në rrjetet sociale rrezikon ekspozimin e të dhënave personale,” tha një hetues për gazetën e përditshme japoneze Sankei Shimbun.

Cbsnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0