Nisin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet publike - Business Magazine Albania

Nisin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet publike

kopshtet publike

Kopshtet publike të kryeqytetit kanë hapur dyert për të pritur regjistrimin e fëmijëve për sezonin 2021-2022. Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe e Çerdheve njofton se në datat 01–15 Shtator 2021, nga ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.

Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija. Prindërit duhet të dorëzojnë pranë kopshtit përkatës:

  • certifikatën personale dhe familjare të fëmijës
  • vërtetim pune
  • vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  • si dhe vërtetim të vaksinimit të fëmijës

Ndërsa për 9 kategoritë e tjera, si fëmijë me statusin e jetimit, me aftësi të kufizuara, apo sëmundje të tjera, fëmijë që trajtohen me ndihmë ekonomike apo që kanë prindër të divorcuar, si dhe fëmijë të pakicës rome dhe egjiptiane, kërkohen dokumente më specifike për secilën prej tyre.

Pas datës 15 shtator, Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe e Çerdheve bën verifikimin përkatës të çdo aplikimi dhe më pas në bazë të përmbushjes së kritereve, njofton prindërit për nisjen e sezonit.

Lexoni: Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0