Nis konsultimi publik për projektligjin për përcaktimin e pagave - Business Magazine Albania

Nis konsultimi publik për projektligjin për përcaktimin e pagave

Në Shqipëri qeveria ka nisur konsultimin publik me grupet e interesit për projektligjin “Për përcaktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”

Ky projektligj, synon miratimin e kuadrit rregullator në lidhje me përcaktimet dhe kompetencat në fushën e pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike.

Inicimi i hartimit të këtij projektligji erdhi si pasojë e vlerësimeve të bëra gjatë periudhës së zbatimit të tij, nga Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku janë evidentuar disa problematika.

Lexo: Hapat kryesorë për t’i bërë realitet objektivat tuaja!

Projektligji përfshin për herë të parë parimet mbi bazën e të cilave duhet të përcaktohen pagat, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimet, gjë që mungon në ligjin aktualisht në fuqi.

Në projektligj janë shtuar kompetenca të reja, për të cilat kishte boshllëk ligjor. Nëpërmjet tyre përcaktohen që të punësuait në administratën publike përveç pagës dhe shpërblimeve, do të kenë të drejtë edhe për trajtime të tjera financiare dhe përfitimev të tjera.

Bie në sy se në projektligj është shtuar kompetenca e Këshillit të Ministrave për të miratuar indeksimin e pagave, sipas indeksit të çmimeve të përllogaritur nga INSTAT, gjë që mungonte në ligjin aktualisht në fuqi.

Lexo: Të mirat dhe të këqijat e punës me anëtarët e familjes.

Hartusit e projekligjit vlerësojnë se ai krijon një kuadër rregullator të konsoliduar për kompetencat e caktimit të pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe të përfitimeve të tjera të të punësuarve në administratën publike.

Sipas tyre të punësuarve të administratës publike u njihet e drejta edhe për trajtime të tjera financiare dhe përfitime, përveç pagës dhe shpërblimit për rezultate në punë.

Projektligji i jep zgjidhje nevojës për të siguruar pagesa konkurruese me tregun privat për disa kategori në fusha apo nënfusha prioritare të zhvillimit të vendit.

Pas konsultimit publik me grupet e interesit ndryshimet priten të reflektophen në projektligjin i cili më pas do ti paraqitet parlamentit për miratim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0