Nga Tragjedia në Sukses

Nga Tragjedia në Sukses


Abdul Halim al-Attar është tashmë një biznesmen i suksesshëm sirian që ka punësuar 16 vetë. Para këtij suksesi jeta e tij ishte një dramë, si e çdo siriani tjetër refugjat. Ai shiste stilolapsa në rrugët e Bejrutit duke mbajtur vajzën e tij në krahë.

Kjo foto preku shumë njerëz anembanë botës pasi u shfaq në media verën e kaluar. Një gazetar online dhe një programues web-i në Norvegji, Gissur Simonarson, vendosën ta ndihmonin Abdulin duke krijuar një llogari në Twitter me emrin @buy_pens dhe filluan një fushatë mbledhjesh fondesh në faqen Indiegogo. Në total u mblodhën $188,685.             BuyPens

Nga këto para, Abduli u dhuroi $25,000 miqve të tij dhe pjesën tjetër ai e investoi si një sipërmarrës. Ai ka hapur një restorant dhe ka blerë tani një shtëpi më të madhe për fëmijët e tij. Nga ky veprim kanë përfituar dhe vëllezërit e tij sirianë, pasi 16 refugjatë tani kanë një punë me kohë të plotë.

Kjo histori na frymëzon se çdo njeri mund t’ia dalë pavarësisht kushteve ku ai gjendet. Tani Abdul Halim al- Attar është një shembull i një njeriu të suksesshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0