Nga Shefqet Kastrati tek Azmer Duleviç, këta janë liderët e biznesit për 2024-ën - Business Magazine Albania

Nga Shefqet Kastrati tek Azmer Duleviç, këta janë liderët e biznesit për 2024-ën

Nga Eni Muça

Business Magazine riktheu përsëri fundvitin e kaluar votimet për liderët e vitit në biznes! Atëherë kur zëri i konsumatorëve dhe audiencës merr rëndësinë kyçe në biznes, ne vendosëm të bëhemi zëri i publikut. Konkursi “Business Leaders” erdhi me më shumë fusha zgjedhjeje, duke vendosur në fokus tipologji biznesi që kanë lulëzuar vitet e fundit si të influencuarit të një audience të caktuar dhe sipërmarrësit dhe sipërmarrëset më të dalluara.

Tashmë nën emrin e “Business Leaders”, revista jonë synon të sjellë në vëmendje peshën e mendimit publik dhe imazhit të biznesit tek audienca e duhur, përmes një konkursi vjetor. Për vitin 2024 fushat e konkurrimit ishin: 

Sipërmarrësi i Vitit

Sipërmarrësja e Vitit

Startupi i Vitit

Influencuesi/ja e Vitit

Procesi i votimit u nda në 2 faza:

  1. Faza e nominimeve: ku u emërtuan personat që publiku gjykoi të vendosen në konkurim. Emrat me më shumë vota u përzgjodhën dhe aty ku kishte barazime u vendos të dalin së bashku në votim. 
  2. Faza e votimit: Pas shpalljes së listave të të nominuarve u lejuan vota të përditshme për secilin kandidat, deri në mbylljen e votimeve. Shumë prej kandidatëve kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit me vota deri në ditën e fundit, megjithatë, mund të kishte vetëm një fitues.

Sipërmarrësi i Vitit: Shefqet Kastrati

Sipërmarrësi  i Vitit u shpall Shefqet Kastrati. Kjo në bazë të një votimi online që ka zhvilluar Business Magazine dhe AlbaniaTech nga data 1 dhjetor deri më datë 26 dhjetor 2024. Duke qenë se nominimet bashkë me votimet për të preferuarin/ën në secilën kategori, u bënë nga audienca e Business Magazine dhe audienca e të nominuarve vetë, secili person nga kategoritë u shoqërua me një arsye specifike se përse ai personazh ishte i preferuari i tyre. 

Sipërmarrësja e vitit: Gladiola Dona

Gladiola Dona, një eksperte shqiptare në fushën e hotelerisë dhe turizmit, e njohur për kontributin e saj në zhvillimin e industrisë së mikpritjes në Shqipëri. Ajo është themeluese e “Hospitality and Tourism Academy”, një institucion që ofron trajnime dhe konsulencë për profesionistët e rinj në këtë sektor. Gjithashtu, ajo është aktive në rrjetet sociale, ku ndan njohuritë dhe përvojën e saj në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Një intervistë e shkurtër me Gladiolën për të mësuar më shumë rreth arsyeve pse mendon që ka marrë çmimin e Sipërmarrëses së Vitit: 

“Flas troç dhe jap shumë informacion – ja pse fitova! “Kur u nominova, u surprizova duke parë madhësinë e botës së biznesit në Shqipëri, por pas feedback-ut që mora, nuk u habita për rezultatin. Jam pafund mirënjohëse për të gjitha mesazhet që më kanë ardhur.

“Nuk e mendova se ‘të sulmoj’ klientin do ishte rruga e duhur, por riskova”

Mendoj se arsyeja pse fitova është qasja ime e drejtpërdrejtë. Në mediat e mia sociale flas për sipërmarrjen etike dhe rritjen e biznesit, ndonjëherë duke ‘qortuar’ sipërmarrësit që janë edhe klientët e mi. Riskova duke folur hapur për problematikat e industrisë, herë ëmbël, herë ashpër, me pak satirë apo me humor. Dhe kjo qasje më solli më shumë vëmendje, rritje të influencës dhe sukses në biznes.

Nga Akademia e Mikpritjes dhe Turizmit (HAT), kam hapur edhe dy kompani të tjera që plotësojnë njëra-tjetrën. Trajnoj sipërmarrësit duke mbrojtur sipërmarrjen etike dhe duke mbrojtur edhe interesat e punëmarrësve. “Në një farë mënyre, kam fansa nga të dy krahët”, them me humor.

“E shoh biznesin e klientit si biznesin tim”

Një nga parimet e mia bazë është që suksesi im është i lidhur me suksesin e restoranteve, bareve dhe hoteleve të klientëve të mi. Kam një skuadër me të cilën punoj prej 10 vitesh dhe ndajmë të njëjtat vlera mbi etikën dhe profesionalizmin.

“Kush ka punuar një herë si kamarier, mund t’i bëjë të gjitha”

U futa në industri që 18 vjeç, duke punuar si kamariere gjatë pushimeve verore. Kam kaluar çdo stad të kësaj industrie, kam studiuar dhe punuar jashtë, dhe gjithmonë kam qenë pjesë e bizneseve që mbështesin parime të forta etike dhe ekonomike. Për këtë arsye, e them me bindje: “Kamarierët marrin aftësi që nuk i gjen në asnjë shkollë apo profesion tjetër”.

“Nuk kam synime afatgjata, sepse industria ecën shpejt”

Plani im është i thjeshtë: të përmbush detyrimet që marr përsipër. Industria e turizmit po ecën me ritëm të shpejtë dhe ne jemi të hapur ndaj sfidave. “Nuk e kisha menduar se auditori i akademisë do mbushej aq plot sa të mos mund të pranonim çdo kursant”. Për këtë arsye, përzgjedhim me kujdes kursantët dhe klientët tanë, jo për arsye financiare, por për të punuar me njerëz që ndajnë të njëjtën filozofi me ne.

“Suksesi vjen nga etika”

Sipërmarrësve u sugjeroj të mbështeten vetëm në sipërmarrje etike – vetëm kështu nuk do kenë probleme me stafin, shërbimin dhe rritjen e biznesit. Punëmarrësve u sugjeroj të zgjedhin kompani ku mund të rriten dhe të mësojnë, në mënyrë që të shkojnë me dëshirë në punë dhe të shijojnë profesionin e tyre.

Startup-i i vitit: Neura.al

Neura është një platformë shqiptare e inteligjencës artificiale që ofron shërbime të avancuara për konvertimin e tekstit në zë (Text-to-Speech) dhe zërit në tekst (Speech-to-Text) në gjuhën shqipe. Kjo platformë është zhvilluar nga startup-i “Nullius in Verba”, themeluar nga Maris Basha dhe Ergys Malo, me synimin për të sjellë zgjidhje të përshtatura për tregun shqipfolës. Ne folëm me Ergysin për të mësuar më shumë qasjen e tij se si u zgjodh startupi i vitit:

Cilat mendoni se janë arsyet që Neura u përzgjodh si Startup-i i Vitit?
Mendoj se Neura u vlerësua si Startup-i i Vitit për disa arsye kryesore. 

Së pari, jemi një startup i fokusuar në inteligjencën artificiale, një fushë ende në zhvillim në Shqipëri, me potencial të madh për të transformuar industri të ndryshme dhe për të automatizuar procese të rëndësishme. Numri i startup-eve që ofrojnë zgjidhje të mirëfillta dhe efikase në këtë fushë është i kufizuar, çka e bën kontributin tonë edhe më të vlefshëm. 

Një tjetër faktor kyç është inovacioni ynë në krijimin e modeleve të para në Shqipëri për gjuhën shqipe, si për konvertimin e të folurës në tekst (Speech-to-Text) dhe anasjelltas. Këto arritje dëshmojnë përkushtimin dhe aftësinë tonë për të ndërtuar teknologji që sjellin vlerë reale.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0