New York Times njofton transferim të operacioneve dixhitale nga Hong Kongu - Business Magazine Albania

New York Times njofton transferim të operacioneve dixhitale nga Hong Kongu

Gazeta New York Times thotë se do të zhvendosë operacionet e saj dixhitale në Azi nga Hong Kongu në Seul, duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë pas ligjit që vendosi Kina për sigurinë kombëtare mbi këtë territor. Në një njoftim për personelin të qarkulluar të martën, drejtuesit dhe stafi redaksional për operacionet ndërkombëtare thotë se ligji i ri “ka krijuar shumë paqartësi për mënyrën si do të ndikohen operacionet tona dhe mbulimi gazetaresk”.

Gazeta thotë se brenda vitit të ardhshëm do të zhvendosë në Seul operacionet dixhitale, të cilat përfaqësojnë afro 1/3 e stafit të gazetës në Hong Kong. New York Times njofton se do të vazhdojë të ketë korrespondentë në Hong Kong për të mbuluar zhvillimet në qytet dhe rajon. Ekipi që punon për lajmet ndërkombëtare të variantit të shtypur të gazetës, si për botimin evropian, ashtu edhe atë aziatik, do të vazhdojë të qëndrojë në Hong Kong.

Statusi autonom i Hong Kongut dhe politikat e hapura ndaj shtypit e kishin bërë atë një pikë tërheqëse për organizata të huaja mediatike. Por gazeta thotë se kohët e fundit gazetarët e saj në Hong Kong po ndeshen me sfida si pengesa në sigurimin e lejeve për mbulim dhe probleme të tjera që janë të përditshme në Kinë.

Gazeta thotë se zgodhi Korenë e Jugut si vendndodhje e ardhshme e operacioneve pasi ky vend “ka politika miqësore ndaj bizneseve të huaja, shtypit të pavarur dhe është gjithashtu një ndër pikat qendrore të zhvillimeve në Azi”. Kohët e fundit Kina miratoi një ligj të ri për sigurinë kombëtare, sipas të cilit kushdo në Hong Kong që besohet se është i angazhuar në terrorizëm, separatizëm, veprime për cënimin e shtetit ose bashkëpunim të fshehtë me forca të huaja mund të ndeshet me padi dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ligji i ri ishte reagim ndaj protestave masive dhe shpesh të dhunshme pro-demokracisë, që përfshinë Hong Kongun në 2019.

Qeveritë perëndimore dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se masat kineze praktikisht eliminojnë statusin autonom që Hong Kongu ka pasur që kur Britania ia ktheu këtë territor Kinës në 1997.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0