Nestle zbulon paketimin e parë të biodegradueshëm

Nestle zbulon paketimin e parë të biodegradueshëm


Nestle, po vjen me risi, risi e cila pretendohet se është risia e parë në botë në këtë drejtim. Ajo ka zbuluar paketimin e riciklueshëm, të biodegradueshëm për produktin e saj Yes!

Nestle synon që deri në vitin 2025 të bëjë të ripërdorshme të gjitha materialet e saj. CEO i Nestle për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, Stefano Agostini tha se masa “përfaqëson pikërisht atë që gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë nga prodhuesit si Nestlétani dhe për të ardhmen “.Vetë letra vjen nga burime të qëndrueshme, të certifikuara nga Këshilli i Mbikëqyrjes së Pyjeve (FSC) ose Programi për Përcaktimin e Certifikimit të Pyjeve.

Sistemi i mbështjelljes së letrës Flow Wrap Cold Seal më parë ishte e përshtatshme vetëm për plastika dhe laminat. Ekspertët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, duke punuar në qendrën R & D të firmës të Nestlé në York, kanë veshur letrën me një polimer, për të siguruar që ajo të mbetet e paprekur nëpër rafte. Por do të biodegradohet brenda gjashtë muajve nëse do të përfundojë në det, tha Michael Carroll.

Lexo: Parlamenti Europian ndalon tregtimin e plastikës një përdorimshe

Sipas zëdhënësit të fushatës globale mbi riciklimin, Mathias Wüthrich është mirë, që Nestle në fund të rishqyrtojë mënyrën se si kompania i sjell produktet e saj. Kjo do të ndodhë duke zëvendësuar plastikën një përdorimshe me një material tjetër.

Si një nga kompanitë që shquhet përpërdorimin elartë të plastikës dhe për nivelin e lartë të ndotjes, duhet të përshpejtojë hapat në këtë proces. Ajo ç’ka duhettë bëjë është të zvogëlojë paketimet e saj plastike dhe të zbatojë sisteme të ripërdorshme në vend të tyre me qëllim zgjidhjen e përkohshme dhe të shpejtë. Shpyllëzimi është një një ndër katastrofat që do të vijë si rezultat i përdorimit tëlartë tëplastikës, prandaj veprimi duhet të jetë sa më i shpejtë.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0