Nëse s’keni hyrë prej 2 vjetësh në llogarinë tuaj të Google, rrezikoni t’ju fshihet - Business Magazine Albania

Nëse s’keni hyrë prej 2 vjetësh në llogarinë tuaj të Google, rrezikoni t’ju fshihet

Google ka njoftuar se do të fshijë të gjitha llogaritë jo aktive si dhe përmbajtjen e tyre nëse nuk keni hyrë në to për 2 vjet.

Kjo përfshin gjithçka të ruajtur në Gmail, Docs, Drive, Meet, Calendar dhe Google Photos. Gjigandi i teknologjisë po përditëson politikat për llogaritë jo aktive në mënyrë që të përmirësojë sigurinë.“Nëse një llogari nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe, ka shumë gjasa që të cenohen. Kjo sepse llogaritë e harruara ose të papërdorura shpesh kanë fjalëkalime të vjetra ose të ricikluara që mund të jenë hakeruar, nuk kanë elemente sigurie shtesë dhe marrin më pak kontrolle sigurie nga përdoruesi”,  u shpreh zv/presidentja e menaxhimit të produktit të kompanisë teknologjike.

Llogaritë e braktisura kanë të paktën 10 herë më pak gjasa se sa ato aktive të kenë verifikimin e dyfishtë dhe kjo i bën të cenueshme. Kur një llogari hakerohet, mund të përdoret për gjithçka, nga vjedhja e identitetit te përmbajtjet dashakeqëse ose të padëshiruara.

Politika e re do të prekë vetëm llogaritë personale dhe jo të shkollave ose bizneseve. Përditësimi supozohet që të limitojë edhe kohën kur Google mund të përdorë informacionin tuaj personal.

Nëse keni një llogari shtesë në Google tek e cila ruani materiale personale, do bënit mirë ta ‘shpluhurosnit’ për të mos i humbur. abc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0