Nëse keni për zemër një foto, printojeni! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 20/01/2019

Nëse keni për zemër një foto, printojeni!

Share
nga Albana Mucaj
Jan 20, 2019
Numri dy i Google, jep alarmin: Pas nesh ka një shkretëtirë dixhitale, një tjetër mesjetë.

Teknologjia dixhitale rrezikon ta transformojë shekullin e XXI-të në një mesjetë të re. Një alarm paradoksal ky kur shohim se nga kush vjen: Doktor Vinton “Vint” Cerf (Chief Internet Evangelist), një prej baballarëve të internetit, sot Zv.President i Google, ku punon prej 10 vitesh.


Ok! Tashmë Shefi Ungjillor i Internetit na paralajmëron për “vrimën e zezë” ku çdo ditë në mënyrë të pandërgjegjshme vendosim dokumentet tona më të rëndësishme: Tekste, fotografi, video që flasin për jetët tona, por edhe dokumente ligjore, dëshmi, informacione të çmuara për kë – në shekujt e ardhshëm – do të përpiqet të kuptojë diçka nga ne dhe nga historia jonë.

Gjatë takimit vjetor të Shoqatës Amerikanë për Arritjet Shkencore ai thotë se çështja është se, ndërsa sistemet operative dhe softëare-t përditësohen, dokumentet dhe imazhet që ruhen me teknologjitë e vjetra bëhen të paaksesueshme. Në shekujt e ardhshëm, historianët që do të shohin pas mund të gjendet para një shkretëtire dixhitale e krahasueshme me mesjetën, një epokë për të cilën dimë shumë pak pikërisht për shkak të mangësive të dokumenteve të shkruar.

“Duke menduar 1000, 3000 vjet më vonë, duhet të pyesim: si mund t’i ruajmë të gjithë bit për të cilët kemi nevojë për të interpretuar në mënyrë të saktë objektet që kemi krijuar? Pa e kuptuar jemi duke hedhur të gjitha të dhënat tona në atë që rrezikon të bëhet një vrimë e zezë e informacionit”, argumenton numri dy i Google. “Në shekujt e ardhshëm kush do të pyesë për ne do të ketë vështirësi të mëdha, nga momenti kur pjesa më e madhe e asaj që lëmë pas mund të jenë vetëm bit të pa lexueshme”.

Problemi, sipas britanikes The Guardian, është tashmë këtu. Në vitet ’80, ishte zakon të ruheshin dokumentet në floppy disk, apo të ruanim videolojërat në “Jet Set ëilly” nga një kasetë Sinclair ZX Spectrum. Sot edhe pse disqet dhe kasetat janë në gjendje të mirë, në shumë raste pajisjet e nevojshme për t’i lexuar ato gjenden vetëm nëpër muze.

Me fjalë të tjera, bota dixhitale na ka mrekulluar me idenë se bit është i pavdekshëm, arsye kjo që, kur të kemi diçka vërtetë për zemër, të nxitojmë ta dixhitalizojmë: foto, filmime të vjetra të familjes, letra dashurie, dokumente noteriale, etj. Por, fatkeqësisht edhe bit mund të “dekompozohet” (Cerf flet saktësisht për “dekompozim të bit”), ku leximi bëhet teknikisht i pa mundur.

Shefi i ruajtjes së internetit na jep një këshillë të gjithëve ne, të mos dyshohet në viktimat e mundshme të kalbjes dixhitale: nëse ka një foto që për ne është thesar, le ta printojmë; të mos u besojmë vetëm memorieve dixhitale. “në zellin tonë, nisur nga entuziazmi për dixhitalizimin, kalojmë në platforma dixhitale fotografitë tona duke menduar se kështu do të zgjasin më shumë, por në të vërtëtë mund të jemi duke gabuar”, tha Cerf. “Këshilla ime është: nëse keni për zemër një fotografi, krijoni kopje fizike, printojeni”.

Për ta bëtë më të qartë diskutimin, Cerf sjell shembullin e një libri të shkruar nga fituesja e çmimit Pulitzer Doris Kearns Goodwin për presidentin amerikan Abraham Lincoln (“Team Of Rivals: The Political Genius Of Abraham Lincoln”). Për të shkruar këtë, Kearns është konsultuar në librari të tëra ku kishte kopje të korrespondencës së shkruar mes Lincoln dhe njerëzve që e rrethonin.

“Le të mendojmë se do të ketë një tjetër Doris Kearns Goodwin të shekullit të XXII-të, që do të shkruajë një libër për fillimet e shekullit XXI, duke u bazuar në komunikimet e asaj kohe. Do të zbulonte se shumë përmbajtje dixhitale kanë avulluar, pasi askush nuk i ka ruajtur, ose të disponueshme por të palexueshme, pasi janë krijuar me software të vjetër të 100 viteve më parë”, thotë drejtuesi i Google.
Sipas gurusë së Google, e vetmja rrugëdalje është të fillojmë të mendojmë për zgjidhjen.

Një zgjidhje e mundshme është ajo e Pergamenës Dixhitale, dorëshkrimit dixhital, koncept për të cilin po punojnë inxhinierët e Universitetit Carnegie Mellon University në Pitsburg. Flitet për “snapshot” – në momentin ku një objekt ruhet – në të gjitha proceset që në të ardhme do të mund t’a riprodhojnë, përfshirë software dhe sistemtin operativ. Kjo mund të sigurojë vizualizimin e fotos, tekstit apo lojës në një kompjuter “modern”, edhe në harkun e disa shekujve më vonë.

HuffPost