Nëse i përgjigjeni me ‘Jo’ këtyre 3 pyetjeve, aftësitë tuaja drejtuese mund të jenë më keq sesa mendoni - Business Magazine Albania

Nëse i përgjigjeni me ‘Jo’ këtyre 3 pyetjeve, aftësitë tuaja drejtuese mund të jenë më keq sesa mendoni

aftësitë drejtuese

Asnjë drejtues kompanie nuk zgjohet në mëngjes dhe mendon: “Mezi pres të shkoj në punë dhe të drejtoj keq sot”. Kjo thjesht ndodh.

Njerëzit vendosen në role drejtuese çdo ditë pa marrë mësimin e thjeshtë se lidershipi ka të bëjë me njerëzit. Dhe për të udhëhequr mirë, pyesni çdo udhëheqës të suksesshëm, ju duhet të kujdeseni për njerëzit tuaj.

Për të provuar idenë që udhëheqësit kujdesen më parë për njerëzit e tyre dhe ata e bëjnë atë me qëllime fitimprurëse, më poshtë janë tre pyetje për të vlerësuar aftësitë drejtuese të dikujt. Nëse këtyre pyetjeve ju përgjigjeni me ‘jo’, mund të tregojë një nevojë urgjente për zhvillimin e udhëheqjes.

  1. A e kuptoni vërtet se çfarë i mban të angazhuar punonjësit tuaj?

Drejtuesit e mirë e dinë se çfarë nevojitet për të mbajtur të lumtur dhe të angazhuar punonjësit e tyre më të talentuar. Ata kalojnë një kohë të konsiderueshme për zhvillimin e kulturës dhe pajisjen e ekipit të tyre për të bërë një punë të mirë. Për këtë qëllim, udhëheqësit e mirë e dinë që të dhënat janë thelbësore. Ata do të masin vazhdimisht elementët thelbësorë të nevojshëm për të tërhequr dhe mbajtur punonjësit e tyre më të talentuar. Është aq e thjeshtë sa të bësh këto pyetje shtesë:

  • A e dinë punonjësit e mi se çfarë pritet prej tyre?
  • A kanë punonjësit e mi mjetet dhe burimet e nevojshme për të bërë punën e tyre siç duhet?
  • A kanë mundësi punonjësit e mi të bëjnë atë që bëjnë më mirë çdo ditë?
  • A kanë marrë vlerësime apo shpërblime punonjësit që kanë kryer punën më të mirë kohët e fundit?

Nëse këto pyetje ju duken të njohura, kjo është për shkak se Gallup i ka përdorur ato për më shumë se 30 vjet si pjesë e hulumtimit rigoroz të angazhimit të punonjësve që parashikon performancën e punonjësve dhe ekipit.

Lexoni: Çështjet e lidershipit, nuk jeni sistematikë është një grackë

  1. A përçoni shpresë tek të tjerët?

Atëherë, si i udhëhiqni dhe frymëzoni punonjësit gjatë një krize apo problematike të madhe? Sipas ‘Mirëqenies në Punë: Si të ndërtojmë ekipe elastike dhe të lulëzuara’, nga Jim Clifton, kreu dhe CEO i Gallup dhe Jim Harter, shkencëtari kryesor në Gallup, thotë se një nga elementët kryesorë që u duhet punonjësve nga udhëheqësit gjatë kohërave sfiduese është një ndjenjë shprese.

Në kohë krize, ka dy drejtime që natyra njerëzore mund të marrë: t’i nënshtrohet frikës, pafuqisë dhe viktimizimit, ose lëvizja drejt vetë-aktualizimit dhe angazhimit. Nëse nuk mund ta kuptoni ende idenë se si ta krijoni shpresën, ekziston një pikë e mirë për të filluar: Komunikoni një plan të qartë veprimi në përgjigje të çfarëdo krize apo sfide që mund të përballeni.

Në vitin 2020, 40 – 90% e punonjësve në bazën e të dhënave globale të Gallup ranë dakord fuqimisht se udhëheqësit e tyre komunikonin një plan të qartë veprimi.

Njerëzit kanë nevojë për shpresë për të ditur dhe parë se si puna e tyre ndikon te klientët, misionin & qëllimin dhe të ardhmen e organizatës suaj. Në kohë të vështira, shpresa buron kur punonjësit nuk vënë në dyshim të ardhmen e afërt. Punonjësit kërkojnë nga udhëheqësit një plan të menaxhimit të krizës, për t’u dhënë atyre besim se ka ende rrugë përpara.

  1. A jeni të sinqertë për rrugëtimin tuaj gjatë bisedave me ekipin?

Kjo është zona ku do të dëgjoni më shumë zhurmë për pyetjen që bëhet. Nuk është tendenca që shumica e menaxherëve në hierarkitë tradicionale nga lart-poshtë, komandimi dhe kontrolli të dëshirojnë të tregohen të sinqertë. Menaxherëve tradicionalë u mungon guximi emocional për të thënë të vërtetën e tyre dhe për të bërë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Kur bëhet fjalë për kompetencat e udhëheqjes në kulturat e punës për besimin, mungesa e sinqeritetit shkel si vetëbesimin ashtu edhe karizmën.

Një mënyrë për të zhvilluar këtë është përmes ndarjes së historive. Në librin e tyre “Encouraging the Heart: A Leader’s Guide to Rewarding and Recognizing Others”, ekspertët James Kouzes dhe Barry Posner theksojnë rëndësinë e udhëheqësve që përdorin historitë për të zhvilluar besimin. Autorët citojnë Howard Gardner, një studiues, psikolog dhe mësues i njohur i Harvardit:

Krijimi dhe artikulimi artistik i historive përbën një pjesë themelore të udhëheqjes. Tregimet flasin për arsyen dhe emocionin. Dhe janë historitë e identitetit, narrativat që i ndihmojnë individët të mendojnë dhe të ndiejnë se kush janë, nga vijnë dhe ku drejtohen, që përbëjnë armën e vetme më të fuqishme në arsenalin letrar të udhëheqësit.

Rrëfimi i një historie rreth një gabimi kritik, si një shembull, është një mënyrë për të lejuar një bisedë më të prekshme dhe reale.

Lexoni: Si të zhvillojmë forma të reja të lidershipit?

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0