Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, marrëveshja është në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve për periudhën 2014-2020 të Ministrisë së Ekonomisë.
Programi i zhvillimit mbështetet në tre shtylla kryesore: Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore pritet të hartojë një ligj të unifikuar për investimet e huaja; krijimi i lehtësive të të bërit biznes, për marrjen e lejeve të ndërtimit, të energjisë, të marrjes së licencave, për mbikëqyrjen e tregut dhe mbi të gjitha për të reduktuar barrën e procedurave administrative dhe kostot e biznesit; shtylla e tretë e këtij programi është lehtësimi i tregtisë, duke thjeshtuar procedurat doganore.
Burimi: ata.gov.al