Nënshkruhet marrëveshja e garancisë dhe huasë me BERZH, 100 milionë euro për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave - Business Magazine Albania

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë dhe huasë me BERZH, 100 milionë euro për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave

BERZH

U nënshkrua marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për ASD.

Të pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama dhe Presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Znj. Odile Renaud-Basso.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Anila Denaj gjatë fjalës së mbajtur tha se:

“Firmosja e kësaj marrëveshje është përmbyllja e suksesshme e një procesi të gjatë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare, ASD dhe BERZH. Linja e kredisë prej 100 milion EUR për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave është një shenjë besimi dhe mbështetjeje e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj ekonomisë shqiptare dhe institucioneve të sektorit financiar.”

Kjo linjë kredie, forcon skemën e sigurimit të depozitave dhe rrit besimin e publikut në sektorin bankar financiar. Gjithashtu rrit nivelin e mbrojtjes së depozituesve, duke përmirësuar nivelin e mbulimit si në nivel depozitash të siguruara, ashtu edhe në nivel institucionesh financiare, që janë pjesë e skemës së sigurimit.

Lexo: Papunësia tek të rinjtë në rritje. Studentët nuk pranojnë të punojnë pa u diplomuar

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, BERZH po mbështet me një linjë kredie prej 100 milionë euro rritjen e sigurisë në sektorin bankar, me garanci të Republikës së Shqipërisë.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, është në pozita financiare të forta dhe kjo linjë kredie, dëshmon besimin e institucioneve ndërkombëtare, por njëkohësisht, tregon edhe kujdesin për përmbushjen ligjore të detyrimeve në mbrojtje të depozituesve dhe sistemit financiar.

Gjatë vitit 2020, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Banka e Shqipërisë kanë marrë masa mbështetëse për sektorin bankar me synim përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Nga ana tjetër Agjencia e Sigurimit të Depozitave duke iu përmbajtur gjithmonë objektivave të saj ligjorë ka ndërmarrë hapa në mbështetje të stabilitetit të sistemit bankar e financiar.

Linja e kredisë është një mekanizëm i njohur dhe i rekomanduar në fushën e sigurimit të depozitave. Këtë mekanizëm e kanë përdorur edhe vendet e rajonit dhe ASD ka përvojë në këtë drejtim.

Më tej, ASD ddo të asistohet edhe nga një program bashkëpunimi teknik prej 270,000 € i financuar nga Fondi i Bashkëpunimit Teknik të Luksemburgut (ODA) në përmirësim të kapaciteteve të institucionit.

Për më tepër, një program bashkëpunimi teknik prej 270,000 € i financuar nga Fondi i Bashkëpunimit Teknik i Luksemburgut ODA do të forcojë kapacitetin operativ dhe qeverisjen e ADIA-s

Përveç kësaj, një € 270,000 program bashkëpunimi teknik i financuar nga Luksemburgut ODA Bashkëpunimit Teknik Fondi do të forcojë kapacitetet operacionale ASD-së dhe qeverisjes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0