Në rrezik mbi dy të tretat e të dhënave të LinkedIn - Business Magazine Albania

Në rrezik mbi dy të tretat e të dhënave të LinkedIn

LinkedIn

Pas Facebook edhe LinkedIn është bërë objekt i vjedhjes së të dhënave.  Hakerimi online, ka alarmuar për një tjetër vjedhje të dhënash. Bëhet fjalë për 500 milionë profile në LinkedIn, platforma profesionale që ka rreth 740 milionë përdorues në të gjithë Botën. Kjo nënkupton ekspozimin e mbi dy të tretat të të dhënave të përdoruesve.

Kërkuesit e Cyber News, kanë treguar se arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linqeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.

Nuk është e qartë nëse kriminelët kibernetikë po shesin profile të përditësuara, apo nëse të dhënat janë marrë nga një sulm i mëparshëm në LinkedIn apo diku tjetër.

Kush ka nxjerrë në shitje në “Dark Web” këtë sasi të madhe profilesh, për të demonstruar legjitimitetin e informacioneve që zotëron, lejon shkarkimin e dy milionë të dhënave si kampion, për 2 dollarë, ndërsa për aksesin në bazën e të dhënave, bashkë me informacionet e grabitura, kërkohet edhe pagesa e rreth 1800 dollarëve.

Lexo: Rikthim në normalitet, punonjësit e “Google” kthehen në zyrë

Si në rastin e grabitjes së të dhënave personale të përdoruesve të Facebook, edhe për LinkediIn bëhet fjalë për nxjerrjen e të dhënave nga një faqe ëebi përmes një softëare-i dhe jo shkelje të sigurisë, ose një sulm kibernetik mbi platformë. Për ekspertët, gjëja e parë që duhet bërë është ndryshimi i pasëord-it të aksesit në profil dhe të gjithë kodeve të llogarive të e-mailit të lidhura me profilin e LinkedIn dhe të kërkesave për lidhje nga ana e personave të panjohur.

BusinessToday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0