Nëse je në Helsinki dhe i thua vetes shqiptar, duke folur shqip shkujdesur në restorantin “La bella Trattoria” do të përfundosh të paguash gjysmën e faturës.
Për shumë njerëz kjo mund të jetë e paimagjinueshme, por është realitet. Fatura të përgjysmohet në shenjë respekti ndaj gjuhës dhe origjinës shqip. E gjithë kjo ndërsa mund të darkosh apo drekosh përballë pamjeve panoramike që ofron deti Balltik që depërton mes pyjeve në kryeqytetin Helsinki të Finlandës.
Restoranti është i 5 shqiptarëve të rinj nga Kosova, të cilët edhe pse të integruar shumë mirë në sektorin finlandez të shërbimit të restoranteve, jo vetëm që nuk e kanë harruar se janë shqiptarë, por e promovojnë gjuhën dhe kulinarinë shqiptare në Finlandën e largët.
Gatimet shqiptare, përkrah atyre finlandeze janë të pëlqyeshme edhe për vendasit.
Në Finlandë ka një komunitet sipërmarrësish shqiptarë, kryesisht në fushën e shërbimeve me rrjete kafene dhe restorante.
Lexo: Lulzim Voca – Takim me Sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Finlandë
Valbona Mezini