Në Reç ka tashmë një inkubator përpunimi për produktet bujqësore


Një hapësirë e përbashkët në zonën e Reçit do të sigurojë përpunimin e gështenjave, sherbelës, frutave të pyllit, bimëve mjekësore etj.

Inkubatori i produkteve tipike, u inagurua nga Ministri i Bujqësisë, i cili tha se, “kjo do t’u japë mundësi të gjithë fermerëve dhe amvisave të prodhojnë produkte tipike me metoda tradicionale për të siguruar produkte të certifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore”.

Sipas tij, përmes këtij inkubatori, të gjithë fermerët e vegjël do të kenë akses në treg, çmime më të larta për produktet e tyre si dhe më shumë mundësi punësimi.

“Kjo që kemi inaguruar sot, është Shqipëria rurale e së nesërmes. Ky inkubator bashkon fermerët. Gjysma e popullsisë jeton në fshat, jeta nuk është e thjeshtë, e tillë është struktura shqiptare. Ne po punojmë që krahas mbështetjes së bujqësisë, të mund të krijomë dhe mbështesim ekonomi të tjetra suplementare, siç janë produktet tipike, frutat e pyllit, bimët medicinale etj”, tha ministri. Ai kujtoi lehtësitë në taksa: TVSH 6 % dhe Tatim-fitimi 5 %.

Në zonën e veriut janë dhënë rreth 94 milionë lekë nga programet mbështetëse të AZHBR. Drejtoresha e këtij institucioni, Frida Krifca u bëri thirrje fermerëve për të aplikuar në programet e IPARD-it.

Lexo: Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare

Ajo  tha, “këtë projekt në prill e pamë në dosje në AZHBR, sot është bërë realitet. Në këtë inkubator do të bëhet përpunimi i sherebelit, frutave të pyllit dhe shumë produkteve të tjera të zonës, të cilat do të jenë gati për tregtim brenda dhe jashtë vendit. 89 milion lekë janë dhënë në zonën  e veriut nga AZHBR. Është mbështetur vreshtaria, bletaria blegtoria. Kjo zonë ka nevojë për mbështetje të mëtejshme. Aplikimet do të mbyllen më 30 janar. Kështu që ju bëj thirrje të aplikoni për të përfituar nga programet i IPARD-it.”

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale