Në periudhën e karantinës pati 48% rënie në shpenzimet tradicionale të reklamave - Business Magazine Albania

Në periudhën e karantinës pati 48% rënie në shpenzimet tradicionale të reklamave

Më shumë se 1 miliard pound u hoqën nga shpenzimet tradicionale të reklamimit gjatë periudhës së karantinës në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave të reja nga Nielsen, i cili zbulon se midis 23 marsit dhe 30 qershorit kishte një rënie të shpenzimeve nga viti në vit.

Disa aktorë të mëdhenj në tregun e reklamave ulën shpenzimet e tyre, kryesisht McDonald’s (-97%). Kjo është e kuptueshme kur dyqanet nuk ishin të hapura, por edhe midis atyre markave që edhe gjatë kësaj periudhe bënin oferta të caktuara,  nuk kishte ndonjë model të dukshëm.

Të dhënat më të fundit të Nielsen AdIntel tregojnë se ndërsa Sky (-60%) dhe Amazon (-77%) shkurtuan shpenzimet e tyre në mënyrë të drastike, Disney + (+ 962%), O2 (+ 65%) dhe Microsoft (+ 142%) rritën shpenzimet e tyre. Në kategorinë FMCG, Procter & Gamble reduktoi shpenzimet me 9,9 milion, ndërsa konkurrenti Unilever rriti shpenzimet me 3.5 milion.

“Nuk kishte asnjë libër udhëzues mbi mënyrën e lundrimit në sektorin e reklamimit gjatë periudhës së karantinës, me klientë të kufizuar në ambiente shtëpiake dhe një strategji të paqartë dalëse,” tha Barney Farmer, Drejtori Tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në Nielsen. “Si rezultat, ne kemi parë mënyra të ndryshme për reklamim, me disa kompanie që kishin rritje të shpenzimeve, ndërsa kompani të tjera me reduktim të shpenzimeve.”

Ato kategori me shkurtimet më të mëdha në shpenzimet e reklamave ishin argëtimi dhe koha e lirë (- 207 milion) dhe udhëtimi dhe transporti (- 138 milion), ku të dyja industritë pësuan humbje të menjëhershme të të ardhurave për shkak të kufizimeve të karantinës.

Në mënyrë të ngjashme, reklamat OOH morën një goditje të konsiderueshme, pasi reklamuesit shkurtuan shpenzimet në përgjigje të karantinës kur zonat me lëvizjet më të mëdha të njerëzve u shkretuan. Megjithëse shpenzimet në OOH pothuajse u dyfishuan nga 14 milion në maj në 25 milion në qershor pasi kufizimet u lehtësuan, kjo ishte ende nën nivelet normale.

“Ato biznese që janë përshtatur dhe iu përgjigjën rritjes së sjelljes së blerjeve në internet kanë mirëpritur audiencë të re,” i tha WARC Patrick Johnson, CEO dhe Presidenti i  Hybrid Theory. “Nuk ka gjasa që shumë kompani të kthehen plotësisht në strategjitë e tyre të marketingut para karantinës duke u zhytur në taktikat e reja dixhitale.”

Ai pret të shohë marka të tilla si Disney dhe eBay të vazhdojnë të shpenzojnë lekët e tyre bazuar në suksesin që ata tashmë kanë patur. Por, shtoi ai, “thekson faktin se media nuk ka të bëjë me rritje shpenzimesh, por me shpenzime më të zgjuara. Do të jetë e rëndësishme të kuptohet se kush është në treg për produkte dhe shërbime për të zvogëluar harxhimin e reklamave dhe për të përmirësuar performancën e fushatës. ”

Shpenzuesi i vetëm më i madh gjatë kësaj periudhe ishte Shëndeti Publik Anglez; 43 milion të shpenzuara për të inkurajuar zbatimin e karantinës dhe për të rritur ndërgjegjësimin për praktikat më të mira shëndetësore përfaqësuan një rritje vjetore prej 5,037%. Kjo “pasqyron rëndësinë e reklamimit si një platformë komunikimi për çdo organ publik ose privat,” shtoi Farmer.

WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0