Në muajin mars edhe gratë do të kenë whiskyn e tyre


Duke filluar nga data 1 Mars, shishet me whisky të Johnnie Walker do të kenë një pamje tjetër. Logoja e mashkullit me shkop do të zëvendësohet nga një femër, pra një Jane Walker.

Ky ndryshim vjen pas 200 vitesh që pija është në treg. Shumë e kanë parë si startegji marketingu, e të tjerë si një fushatë për barazinë gjinore.

“Ky është momenti më i mirë për të prezantuar ikonën Jane Walker dhe kontributin tonë për organizatat që ndajnë misionin tonë,” tha Stephanie Jacoby, zëvendës presidente e Johnnie Walker, në një deklaratë online.

“Ne jemi krenar të ngremë dolli për arritjet e shumta të grave dhe të gjithëve në udhëtimin drejt progresit të barazisë gjinore,” shtoi ajo.

Një pjesë e parave që do të grumbullohen nga shitjet e pijes së re, do të shkojnë për bamirësi për Monumental Women, e cila synon të krijojë një statujë në Central Park, New York City, për të nderuar femra që protestuan për të drejtat e tyre.

Lançimi i shishes së re përkon me muajin Historik të Femrës dhe ditën Ndërkombëtare të Femrave, në 8 Mars.

Johnnie Walker u themelua nga Scot John Walker në 1820 dhe tani shet gati 19 milionë kuti në vit.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale