Në moshën 96-vjeçare Giuseppe është i diplomuari më i vjetër në Itali - Business Magazine Albania

Në moshën 96-vjeçare Giuseppe është i diplomuari më i vjetër në Itali

Giuseppe Paterno është studenti më i vjetër në Itali. Ai është 96 vjeç dhe ka deklaruar se kur ishte i ri nuk kishte mundësi të mbaronte shkollën. Ai ka dy fëmijë dhe 4 nipër e mbesa. Ishte viti 2017 kur ai vendosi të regjistrohet në Universitetin e Palermo-s, dhe nuk është ndalur që nga ajo kohë. Në tre vjet ai ka fituar shumë njohuri dhe ka pasur gjithnjë nota të shkëlqyera. Ai u diplomua në degën Histori- Filozofi.

Giuseppe u shpreh se iu desh të punonte që në moshë të vogël, pasi vinte nga një familje e varfër deh nuk pati mundësi të ndiqte shkollën.Por pasioni për shkollën e shoqëroi gjithë jetën, deri sa erdhi momenti që ai të përmushte ëndrrën e tij. Ai gjithashtu shkroi një libër, pasi gruaja e tij vdiq. Ishte 29 korriku i vitit 2006 dhe në të njëjtën ditë, 14 vjet më vonë, Giuseppe u shpall doktor: “Një rastësi që më bën të mendoj”, u shpreh ai”.

Huffingtonpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0