Në kërkim të aftësive të reja sociale, për të ofruar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara - Business Magazine Albania

Në kërkim të aftësive të reja sociale, për të ofruar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara

Aftesi te kufizuara

Sarajevë – Në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor “pjesa më dominuese e progresit u regjistrua në fushat e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara, veçanërisht në procesin e deinstitucionalizimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, arsimit gjithëpërfshirës dhe shërbimeve mbështetëse të ofruara në nivel komunitar”, thuhet në Regional Overview of Western Balkan Economies Regarding the European Pillar of Social Rights  2021, përgatitur nga Këshillat e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Projekti i Platformës 2 të Punësimit dhe Çështjeve Sociale (ESAP 2)

“Integrimi i personave me aftësi të kufizuara është i vështirë në të gjitha nivelet”, thuhet më tej në raport duke vlerësuar se procesi i përshtatjes së infrastrukturës fizike me nevojat e personave me aftësi të kufizuara është shumë i ngadalshëm, duke përfshirë aksesin fizik në shkolla, godinat shëndetësore dhe hapësirat publike. Ndërsa masat e mbrojtjes sociale janë të pamjaftueshme për nevojat reale të këtij grupi social. Për më tepër, raporti konstaton se pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në tregjet e punës është e ulët, megjithëse legjislacioni u ndryshua për të mbështetur aksesin e tyre në tregun e punës, nëpërmjet trajnimeve të rikualifikimit, fushatave ndërgjegjësuese, arsimimit të të rriturve dhe programeve të nxitjes së punësimit. Edhe pse disa ekonomi të BP-së vendosën madje edhe kuota që punëdhënësi të punësojnë personat me aftësi të kufizuara, realitieti lë ende për të dëshiruar. Mbetet ende shumë për të bërë për të përmirësuar statusin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëritë e rajonit, përfundon raporti.

Në 5-vjetorin e the European Pillar of Social Rights (EPSR), Bashkimi Evropian shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara më 24-25 Nëntor 2022 me një Konferencë Vjetore, për të përsëritur nevojën e të punuarit së bashku, për të bërë të siguruar se personat me aftësi të kufizuar gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta. Të dhënat aktuale tregojnë se vetëm gjysma e 42.8 milionë personave me aftësi të kufizuara në moshë pune në BE janë të punësuar.

European Pillar of Social Rights parashikon qartë se Evropa Sociale përcakton mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, origjina racore ose etnike, feja ose besimi, paaftësia, mosha ose orientimi seksual. Secili ka të drejtën e trajtimit dhe mundësive të barabarta në lidhje me punësimin, mbrojtjen sociale, arsimin dhe aksesin në shërbimet publike. Misioni u shpall në Samitin e Goteborgut në 2017, dhe një vit më vonë monitorimi i progresit në EPSR u shtri në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat, si pjesë e procesit të tyre të anëtarësimit në BE, janë të përkushtuara për të avancuar harmonizimin me EPSR.Projekti ESAP 2 i RCC-së ndjek progresin në zbatimin e EPSR-së në rajon dhe deri më tani ka përgatitur dy grupe raportesh për 2020 dhe 2021 (përmbledhje rajonale, raporte të ekonomive individuale dhe Tabelë Sociale në internet). Edicioni i 2022 i raporteve dhe përditësimeve të të dhënave po përgatitet me ndihmën e kompanisë WINS Global Consult GmbH nga Berlini, Gjermania. ESAP 2 mezi pret të përcjellë gjetjet më të fundit mbi performancën e Ballkanit Perëndimor në lidhje me EPSR pranverën e ardhshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0