Ndryshimet më të rëndësishme që do të sjellë Google » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Ndryshimet më të rëndësishme që do të sjellë Google

Google I/O, konferenca vjetore e zhvilluesve të gjigantit të kërkimit, u zhvillua ditën e Martë, datë 8 Maj.

Filloi me një prezantim dy orësh nga Google ku morën pjesë drejtues të lartë, pranë Amfiteatrit Shoreline në Mountain View të Kalifornisë, për të shfaqur zhvillimet më të fundit në Android, Google Assistant, Google Maps, Google Photos, inteligjencën artificiale dhe shumë më tepër.

Ndërkohë që kishte një numër të madh njoftimesh, këto ishin 15 njoftimet më të mëdha nga konferenca I/O e Google.

1. Gmail tani mund t’i bëjë autocomplete të gjitha email-eve me një funksionalitet të ri të quajtur Smart Compose – thjesht duke mbajtur shtypur butonin tab dhe Google do të plotësojë automatikisht mesazhin tuaj.

2. Një funksionalitet i ri i Google Photos, i quajtur Suggested Actions, mund të vendosë miqtë në fotot tuaja dhe të sugjerojë për t’i ndarë ato fotografi me ata njerëz me shtypjen e një butoni.

3. Google Photos është më i fuqishëm tani. Në çast mund t’i ktheni fotot e dokumenteve në format PDF. Gjithashtu, mund të hiqni ngjyrën nga fotot tuaja, madje edhe në zona të caktuara, ose mund të ngjyrosni fotot e vjetra bardhë e zi të të afërmve tuaj.

4. Google Assistant ka bërë një përparim të madh, sipas CEOs, Sundar Pichai. Së shpejti, ajo do të tingëllojë shumë më e natyrshme – në fakt, zëri i ri i Google Assistant, që vjen më vonë këtë vit, nuk është tjetër veçse zëri i ylli të R & B, John Legend.

5. Google Assistant është gjithashtu shumë më i zgjuar tani. Falë një veçorie të quajtur Continued Conversations, nuk keni pse të thoni “OK Google” sa herë që dëshironi të flisni me të – thjesht mund të përdorni komandën për të filluar bisedën, pastaj mund të bëni sa pyetje të dëshironi. Google Assistant gjithashtu do të kujtojë përgjigjet e kaluara dhe do të analizojë pyetjet e shumta në një fjali.

6. Google po nxjerr në pah diçka që prindërit kanë pasur dëshirë që nga ardhja e asistentëve personalë: një funksionalitet i mirësjelljes, në të cilin ju duhet të thoni “të lutem” kur pyesni Google Assistant për diçka. Është projektuar për t’i mësuar fëmijët që të mos jenë arrogantë kur kërkojnë gjëra. Kur thoni “të lutem”, Google do të përgjigjet me mirësjellje dhe madje do t’ju komplimentojë.

7. Pichai zbuloi një funksionalitet eksperimental të Google Asistent që quhet Duplex: Ju mund t’i kërkoni Google Assistant që të telefonojë një biznesi në emrin tuaj dhe AI i Google do të caktojë një takim për ju. Po, kjo është plotësisht reale. Google shfaqi dy telefonata në skenë për t’u dhënë njerëzve një pamje të asaj që pritet të vijë.

8. Versioni i ri i Android, i quajtur Android P, fokusohet në “mirëqenien dixhitale”. Në thelb, Google dëshiron që të shpenzoni më pak kohë me telefonin tuaj dhe më shumë kohë me të dashurit tuaj, kështu që Android do t’ju japë informacion rreth asaj se si e përdorni telefonin dhe madje mund të krijoni kontrolle për të kufizuar kohën në telefon, veçanërisht me aplikacione si YouTube.

9. Nëse abonoheni në portale të shumta, si gazeta dhe revista online, një funksionalitet i ri i quajtur (Subscribe with Google) Abonohuni me Google do t’ju lejojë të keni akses në të gjitha përmbajtjet tuaja të paguara kudo, përfshirë Google Search, Google News dhe faqe të tjera.

10. Google është duke u përgatitur për telefonat Android pa butona. Android P i ri ka një sistem navigimi që e bën multitasking më të lehtë duke theksuar gjestet mbi butonat virtualë. Duket shumë e ngjashme me iOS-in në iPhone X pa buton, ku ka një ikonë rrëshqitëse në pjesën e poshtme të telefonit për t’ju ndihmuar të lundroni dhe të kryeni më shumë funksionalitete.

11. Android P ka një funksionalitet “shush”. Nëse ky funksionalitet është aktivizuar dhe e vendosni telefonin me fytyrë në tavolinë, automatikisht do të aktivizojë modalitetin “do not disturb”.

12. Një tjetër funksionalitet i zgjuar vjen në Android P: Nëse jeni duke kërkuar në ekran dhe rrotulloni telefonin, me qëllim ose aksidentalisht, një buton do të hapet për t’ju lejuar edhe rrotullimin e ekranit. Përndryshe, ju mund ta mbani ekranin ashtu siç është.

13. Google tregoi disa teknologji shumë interesante të dizejnuara për Google Maps për t’ju lejuar të përdorni kamerën e telefonit tuaj, për të lundruar nëpër qytet duke përdorur Street View. Nëse e aktivizoni në telefonin tuaj, do të shihni versionin e Street View të asaj që ju aktualisht jeni duke parë. Nëse keni nevojë për udhëzime, shigjetat gjigante – ose edhe personazhe të animuar – mund t’ju tregojnë ku të shkoni. Është pak a shumë si “Crazy Taxi”, por në botën reale.

Nuk është e qartë nëse ky funksionalitet i realitetit të shtuar do të inkorporohet në Google Maps.

14. Google prezantoi një funksionalitet të ri për softuerin e kamerës futuristike, Google Lens. Tani, nëse e drejtoni kamerën e telefonit në një libër, mund ta nënvizoni tekstin me gishtin tuaj dhe ta kopjoni atë në telefonin tuaj. Po, kjo ndodh vërtet.

15. Google Lens gjithashtu ka një tipar të ri të quajtur Style Match. Nëse e vendosni kamerën e telefonit në një veshje, aksesor apo mobilje, Google mund të përdorë aftësinë për njohjen e objekteve dhe machine-learning për t’ju ndihmuar të blini atë artikull në internet dhe mund të shfaqë edhe objekte të ngjashme që ju pëlqejnë.

burimi: BI

Evente

Communication Skills Station

Maj 26, 2018
11 AM - 2 PM

Konferenca Spark.me 2018

Maj 26, 2018
në orën 09:00 AM - 27 Maj në 07:00 PM

Auto Sallon Tirana 2018, Edicioni i 3-të & Automotive Forum

Maj 31, 2018
6:00 PM - 9:00 PM, 1-3 Qershor, ora 10:00 AM - 8:00 PM

I do Real Estate – nga Eglent Bici

Qershor 7, 2018
10 AM - 12:30 PM

Startup Grind Europe Conference

Qershor 13, 2018
8 AM - 6 PM