Ndryshimet klimaterike mund ta lënë Europën “pa ujë” - Business Magazine Albania

Ndryshimet klimaterike mund ta lënë Europën “pa ujë”

Një analizë e re e Organizatës Botërore për Mbrojtje të Natyrës (WWF) vlerëson se 17 për qind e popullsisë së Europës dhe 13 për qind e Prodhimit Bruto(PBB) mund të përballen me rreziqe ekstreme të mungesës së ujit deri në vitin 2050.

Kjo situatë mund të shmanget nëse qeveritë dhe kompanitë ndërmarrin masa urgjente për përforcimin e qëndrueshmërisë së shoqërive dhe ekonomive, veçanërisht përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

Analiza e re e WWF ofron pamje të qartë për rajonet më të rrezikuara nga mungesa e ujit.

Edhe pse vendet e rajonit bien në kategorinë me rrezik të ulët, çdo ndryshim drastik në kontinent në fund mund të ndikojë në ekonominë e të gjitha vendeve.

Lexo edhe: Toka po rrotullohet më shpejt, regjistrohet dita më e shkurtër në dekada

Katër lumenjtë më të rëndësishëm në kontinentin europian (Danubi, Po, Rajna dhe Visla) përballen me nivele të ulëta rekorde, duke kërcënuar biznesin, industrinë, bujqësinë, madje edhe furnizimin me ujë të pijshëm të komuniteteve.

Analiza e re tregon se Europa do të jetë edhe më e nënshtruar ndaj thatësirës dhe mungesës së ujit dhe jep një pamje të qartë të rajoneve me rrezik më të lartë.

“Thatësirat në Europë nuk duhet të tronditin askënd: hartat e rrezikut të ujit tashmë prej kohësh kanë treguar përkeqësimin e mungesës së ujit në të gjithë kontinentin. Ajo që duhet të tronditë të gjithë është se qeveritë, kompanitë dhe investitorët europianë vazhdojnë të mbyllin sytë para rreziqeve lidhur me ujin sikur të zgjidhen vetë, por nuk ka”, theksoi drejtoresha ekzekutive e WWF, Adria Natasha Kalauz.

Analiza e rrezikut të ujit të WWF përfshin mbarë Europën, por thekson vendet që me gjasë do të përballen me rreziqet më të mëdha deri në vitin 2050 si Greqia, ku 82 për qind e popullsisë do të mund të vijë nga zona me rrezik të lartë ose ekstrem.

Ndërkohë, tre të katërtat e popullsisë dhe Prodhimit të Brendshëm Vendor në Spanjë mund të përballen me rrezik të lartë, ndërsa qytetet në pellgun e lumit Guadalkivir (Sevila, Mursia, Granada dhe Kordoba) pritet të përjetojnë rrezikun më të madh të mungesës deri në vitin 2050.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0