Ndryshimet e klimës: Zgjatet vera, pushime 6 mujore - Business Magazine Albania

Ndryshimet e klimës: Zgjatet vera, pushime 6 mujore

Gjashtë muaj verë dhe më pak se dy muaj dimër: kjo mund të jetë normalja e re në Hemisferën Veriore deri në vitin 2100, nëse nuk zbatohen politika efikase në lidhje me ndryshimin klimatike.

Pasojat në shëndetin e njeriut, si edhe në bujqësi dhe mjedis, janë të pashmangshme, sipas një studim kinez, i udhëhequr nga Instituti i Oqeanologjisë së Detit të Kinës Jugore (SCSIO) dhe i botuar në revistën “Geophysical Research Letters”.

Studiuesit, të udhëhequr nga oqeanografi Yuping Guan, krahasuan të dhënat klimatike të mbledhura çdo ditë midis 1952 dhe 2011, në mënyrë që të verifikonin se si ka ndryshuar ritmi me të cilin ndryshojnë stinët në hemisferën veriore. Më pas, ky informacion u fut në modele që studiojnë ndryshimet klimatike, për të simuluar skenarë të mundshëm në të ardhmen.

Rezultatet e studimit tregojnë se pas 60 vjetësh, kohëzgjatja e stinës së verës do të shtohet me një mesatare nga 78 në 95 ditë, ndërsa dimri do të shkurtohet nga 76 në 73 ditë. Mes-sezonet, gjithashtu, do të jenë tkurrur: pranvera do të ketë shkuar nga 124 në 115 ditë mesatarisht, ndërsa vjeshta nga 87 në 82 ditë.

Shifrat konfirmojnë edhe se pranvera dhe vera do të fillojnë më herët se në të kaluarën, ndërsa vjeshta dhe dimri më vonë. Rajoni i Mesdheut dhe ai i Pllajës Tibetiane janë ato në të cilat cikli i stinëve do të jetë ndryshuar më shumë.

Nëse kjo prirje nuk përmbyset me politika efektive zbutëse të ndryshimeve klimatike, është e mundur që deri në vitin 2100 vera të zgjasë gjashtë muaj, dimri më pak se dy, ndërsa pranvera dhe vjeshta do të shkurtohen më tej. Kjo do shkaktojë probleme te bimët, insektet dhe kafshët, duke ndryshuar bashkësi të tëra ekologjike dhe duke varfëruar bujqësinë. Problemet e shëndetit të njeriut gjithashtu mund të rriten, me një rritje në kohëzgjatjen e alergjive dhe një përhapje më të madhe të insekteve që mbartin sëmundje.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0