Ndiqni këto parime për të reflektuar ndaj periudhës së krizës

Ndiqni këto parime për të reflektuar ndaj periudhës së krizës

krize

Nga Anila Bashllari, Trajnere

1.Krizat na nxjerrin nga zona e komfortit. Ato na ndryshojnë: disa rriten dhe zhvillohen, të tjerët humbasin. Gjthçka varet nga zgjedhjet që bëjmë. Në momente krizash liderat ndihmojnë që njerëzit të rriten personalisht dhe të përmirësojnë veten.

Lexo: UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

2. Gjithmonë ka një përgjigje dhe zgjidhje. Dhe në situata krize kjo do të shfaqet rrugës. Njerëzit e suksesshëm e dinë këtë, sepse shpesh herë kanë qenë në situata të tilla dhe e kanë gjetur zgjidhjen. Ka një hendek midis njerëzve të suksesshëm apo që ia dalin dhe atyre që heqin dorë. Kjo është mënyra e të menduarit e cila i vendos njerëzit ose në pozicionin e fituesit ose në atë të viktimës.

3. Gjatë periudhave të vështira kemi mundësi të zbulojmë kush ne jemi në të vërtetë. Në kohë të tilla sfida është e madhe dhe është e vështirë të dish se si gjërat do të shkojnë, por është e mundur të rritesh dhe të bëhesh versioni më i mirë i vetes. Kur krizat kalojnë është me rëndësi të reflektosh dhe të pyesësh veten çfarë duhet të kishe bërë më mirë dhe të punosh me veten për t’u përmirësuar.

4. Duhet zhvilluar tek vetja një qëndrim dhe sjellje pozitive e cila do të të ndihmojë t’ia dalësh në momente të vështira duke kuptuar që:

  • Jeta është e mbushur me të papritura
  • Nuk mund të kesh kontroll mbi gjithçka
  • Jeta ka momente të bukura dhe momente të vështira dhe unë nuk mund t’u shmangem
  • Kur mbaj një qëndrim dhe sjellje positive ndaj jetës, e mira bëhet më e mirë dhe e keqja përmirësohet ashtu siç mund të ndodhë. E kundërta. Kur mbaj një qëndrim negativ ndaj jetës, e mira dhe e keqja përkeqësohen. Çfarë vendosni ju për jetën tuaj?

5. Në periudha krizash, rrit besimin dhe shtero frikën. Dihet që atje ku fokusohesh, ajo do të rritet, e mirë apo e keqe qoftë. Të gjithë pothuajse kemi të njëjtat frikëra:

  • Frika për situatuen financiare
  • Humbje e vendit të punës
  • Falimentim biznesi
  • Shëndeti, e kështu me rradhë…

Ku jeni fokusuar për momentin? Cila është frika juaj më e madhe? Kush do të fitojë: besimi apo frika? Kur njerëzit ndiejnë frikë nuk veprojnë. Mungesa e veprimit rrit emocionet negative kurse veprimi na bën të ndihemi më mirë pasi mendojmë që po bëjmë diçka me vlerë.

Lexo: OBSH: Më shumë të rinj po raportojnë probleme të shëndetit mendor

Koha më e mirë e rikuperimit në momente krizash është momenti kur ndërmarrim veprime pozitive edhe pse ndjejmë emocione negative. Ai është momenti kur ndryshon raporti midis rolit të viktimës dhe fituesit.

Liderat janë të parët që dalin nga një situatë krize, frymëzojnë, motivojnë dhe tërheqin të tjerët për t’ia dalë.

6. E sotmja ka rëndësi pasi mund të veprojmë. Frika e së nesërmes na paralizon për të vepruar. Nëse do të jetojmë me to, do të humbasim të sotmen. Nëse sot vendos të kujdesem për shëndetin fizik, mental, emocional dhe shpirtëror; nëse sot vendos të kem marrëdhëniet e dëshiruara atëherë frytet e këtij qëndrimi dhe sjelljen pozitive ndaj jetës do t’i shikoj nesër. Ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë të nesërmen, por ditën e sotme mund t’i japim kuptim dhe vlerë. Kreativiteti shoqëron veprimin jo mendimin. Kur ju veproni ju shfaqen ide të reja, informacione nga burime të ndryshme, njerëz që mund t’ju ndihmojnë.

Prandaj të veproni është e rëndësishme edhe në periudhë krizash. Në kushtet e karantinës të vepruarit lidhej me masat mbrojëese, kujdesi për veten e familjen dhe të tjerët; përcaktimi i prioriteteve dhe qëndrimi pozitiv se mund t’ia dalësh. Një pjesë e madhe e njerëzve e humbasin toruan dhe i kaplon frika. Eshtë detyra e liderave t’u tregojnë drejtimin, të tregojnë kujdes dhe të japin siguri.

Lexo: UNICEF dhe partnerët e koalicionit të bashkuar për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

7. E rëndësishme është që në situata krizash të mos reagojmë, por t’u përgjigjemi me veprimet tona. Këtu një vend të veçantë zë reflektimi. Eshtë me shumë vlerë nëse në fund të ditës reflektojmë mbi atë çfarë ka ndodhur gjatë saj; jo në mënyrë kritikuese por duke pyetur veten: Çfarë mësova sot që nuk e dija? Çfarë bëra mirë dhe çfarë duhet të përmirësoj? Personi që ju flet më shumë gjatë ditës është vetja juaj dhe 95% e mënyrës se si ndihemi përcaktohet nga dialogu i brendshëm në kokën tonë. Këtu e rëndësishme është të kuptojmë se si mund të kthejmë duhet t’i “kisha bërë” në “i bëra”. Reflektimi krijon hapësirë për të vepruar. “Mençuria shoqëron krizat”.

8. Suksesi krijon një hendek midis njerëzve. Krizat e mbyllin atë hendek. Njerëzit komunikojnë mbi problemet, vështirësitë dhe shqetësimet e tyre duke mundësuar endjen e një lidhjeje të padukshme.

9. Në kohë krizash liderat shikojnë horizontin dhe mundësitë që pasojnë çdo krizë duke e ndarë me të tjerët këtë vision dhe duke dhënë shpresë dhe besim që gjithçka do të kalojë dhe rimarrim veten.

10. Liderat Mësojnë – Jetojnë duke u bërë model dhe Drejtojnë duke shtruar vlerë tek të tjerët. Krizat ndodhin dhe kalojnë; vështirësitë po ashtu; jeta ndryshon por vlerat mbesin dhe janë ato që dominojnë në momente krizash.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0