Ndiqni live lançimin e Artemis 1 - Business Magazine Albania

Ndiqni live lançimin e Artemis 1

Raketa e parë hënore, e lançuar nga NASA në pesë dekadat e fundit, pritet që të ngrihet nga Qendra e Hapësirës Kennedy në bregun e Floridës me 29 gusht.

NASA ka përgatitur lançimin e raketës pa pilot, Space Launch System dhe të kapsulës Orion, si pjesë e misionit Artemis 1 të agjencisë, e cila planifikon të rivendosë astronautët amerikanë në sipërfaqen e Hënës.

Daily Mail raporton se ky mision është një test për teknologjitë, të cilat eventualisht mund të çojnë deri në uljen në Mars.

Në qendër të Artemis 1 është Space Launch System, shkurtimisht SLS, projekti më i madh i raketave nga NASA që prej Saturn V.

Lançimi  i SLS bëhet me 29 gusht nga platforma e lëshimit 39B.

Nëse moti e shkakton vonesën, dy datat tjera të mundshme për ngritje janë 2 dhe 5 shtator.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, NASA pret që të lëshojë Artemis 2 në vitin 2023, një fluturim pa pilot afër sipërfaqes së Hënës. Kjo, para se të bëhet ulja e astronautëve amerikanë në sipërfaqen hënore gjatë vitit 2025, si pjesë e projektit Artemis 3.

Projekti Artemis do të mundësojë uljen e astronautëve në Hënë për çdo vit, deri në fund të dekadës, duke filluar nga viti 2025. Në atë fazë, çmimi i projektit Artemis do të jetë rritur në 93 miliardë euro.

Astronautët që ulen në Hënë do të ndërtojnë një stacion hapësinor dhe një bazë hapësinore në Polin Jugor hënor.

Teknologjitë e përdorura në këtë mision do të shërbejnë për të ndihmuar NASA-n drejt qëllimit përfundimtar, një ekspeditë me njerëz në Mars. Ato misione janë planifikuar të nisin në fillimet e viteve 2040.

Nëse misioni Artemis 1 rezulton i suksesshëm, do të rrijë pezull rreth 90 kilometra mbi sipërfaqen e Hënës. Në vitin 2024, Artemis 2 do të kryej një fluturim pranë sipërfaqes hënore me 4 astronautë në bord dhe deri në vitin 2025, astronautët pritet që të shkelin në Hënë.

Inspektori i Përgjithshëm i NASA ka deklaruar më herët se viti 2026 është një objektiv më real për uljen e astronautëve në Hënë.

Artemis 3, i cili do të jetë emri i misionit për uljet në Hënë, sipas gjitha gjasave do të ketë një kapsulë të prodhuar nga firma e Elon Musk, SpaceX. Në vitin 2021, Musk kishte fituar një kontratë prej 2.91 miliardë euro nga NASA për zhvillim e këtij projekti.

Astronautët, të cilët do të shkojnë më Hënë, do të jenë njerëzit e parë që do të ecin në sipërfaqe për herë të parë nga viti 1972.

dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0