NASA dhe Amazon do të transmetojnë nga hapësira në 4K për herë të parë në 26 prill


Ju mund të keni një televizor ose ekran 4K, por çfarë përmbajtje është me të vërtetë e denjë për këtë lloj rezolucioni? Sporti? Shfaqjet e Netflix? Po sikur të flasim për hapësirën?

Sipas njerëzve që kanë qenë atje (që ndoshta janë në pozitat e duhura për ta ditur), nuk krahasohet asgjë me pamjen e jashtme e atmosferës së Tokës, kështu që më në fund kjo mund të jetë një subjekt i përshtatshëm për ekranet tuaja me piksele të dendura, kur Amazon Web Services dhe NASA të transmetojnë live në 4K nga hapësira më 26 prill.

Transmetimi live do të bëhet në orën 10:30 të mëngjesit në datën 26 Prill, si pjesë e një shfaqjeje nga konventa vjetore e NAC për transmetuesit, siç raportohet nga Variety. Ajo gjithashtu do të jetë në dispozicion më vonë si një regjistrim i drejtpërdrejtë 4K nga faqja e internetit të NASA-ës. Transmetimi AWS do të shfaqë një bisedë mes Dr Peggy Whitson në stacionin e NASA-ës dhe një ekzekutivi AWS në NAB dhe në thelb do të përdoret për të treguar software-ët e rinj të AWS për kodimin thelbësor. Kjo bisedë është një demo e madhe për të theksuar performancën në kohë reale, duke përcaktuar bazat për besnikëri mbreslënëse vizuale në një gamë të subjekteve transmetuese me bazë në hapësirë.

Me këtë NASA pasqyron aftësinë e re, sepse bëhet vëzhgimi në kohë reale i hapësirës nga stacionet tokësore të monitorimit, ku shkencëtarët do të jenë në gjendje për të parë më shumë detaje në rrjedhën e transmetimit live nga kamerat e vendosura në orbitë.

burimi: TechCrunch

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale