Mundësitë vijnë nga puna e palodhur - Business Magazine Albania

Mundësitë vijnë nga puna e palodhur

Balmain Hair Couture u fut në treg në gusht të 2020, nga një kompani distribucioni për firma kozmetike që operonte në treg prej 20 vitesh, në të cilin unë punoja dhe punoj ende tregon, Fiona për Business Magazine.
Ne ofrojmë jo vetëm trajtues dhe mirëmbajtes për flokun por gjithashtu edhe aksesorë, të cilët variojnë sipas koleksioneve që janë të lidhur me fashion house e Balmain.

Si i ka mirëpritur tregu shqiptar produktet dhe shërbimet e Balmain?

Të gjithë e njihnin Balmain për veshje luksoze, por shumë pak e dinin që është i vetmi luxury brand që ka një linjë të gjerë për flokët, siç shumë brand-e të tjerë kanë për makeupet dhe kozmetikën.  Kjo na dha mundësinë të hyjmë në treg me produkte të padëgjuara më parë në tregun shqiptar, mirëpo njëkohësisht na përballi me riskun e përballjes me konsumatorë të pamësuar me brand-in. Megjithatë, edhe pse i panjohur për tregun, e them më siguri të plotë që puna ka ecur shumë mirë në këto dy vite dhe njerëzit jane dashuruar me brandin.

Cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur krahas suksesit tuaj me Balmain në tregun shqiptar?

Nisur nga situata pandemike e këtyre dy viteve, pra 2020-2021, gjatë të cilëve rëndësia apo përdorimi i luxury brands u ul ndjeshëm, mund të them se kjo ishte vështirësia kryesore që hasëm, por tashmë situata është më e stabilizuar. Pas vështirësive të pandemisë, konsumatorët janë sërish të dashuruar me të bukurën, kanë kohë dhe interes për të, gjë që padyshim e ka ndihmuar biznesin tonë të rritet ndjeshëm.

A ka qenë mosha juaj një avantazh apo disavantazh në detyrën tuaj në drejtorinë e marketingut?

Unë kam dy vite tashmë që punoj në këtë kompani si drejtoreshë marketingu dhe mendoj se mosha ime 20 vjeçare ka qenë një avantazh dhe e ka shtyrë kompaninë për të krijuar një frymë të re, e cila i përputhet më së miri ideologjisë së vet brand-it.
Kam pasur avantazh edhe në krijimin e fushatave apo menaxhimin e rrjeteve sociale duke qenë se grupmosha jonë është më e updatuar me to. Sigurisht, edhe edukimi im në Francë dhe përballja me sipërmarrës të tjerë të rinj në moshë më ka shtyrë të ndryshoj mendësinë time, duke u përshtatur me dëshirën për të marrë risqe, në vend që t’i shmangem atyre.

Çfarë këshille do t’i jepnit të rinjve të tjerë ambiciozë, por të demoralizuar nga mungesa e mundësive të ofruara për shkak te moshës?

Këshilla që do t’u jepja të rinjve është që të fillojnë të merren me atë çfarë u pëlqen, por jo vetëm: duhet t’i përkushtohen plotësisht asaj. Ajo ç’ka dikush mund ta cilësojë si një mundësi të rënë nga qielli, apo të dhënë në pjatancë ari, është në të vërtetë produkt i një pune të palodhur shumëvjeçare të një ekipi të gjerë.
Është e sigurt që të rinjtë, jo domosdoshmërisht do të arrijnë pozicionin më të lartë të drejtimit të një kompanie për dy, tre, mbase as 4 vjet pune, por e rëndësishme është të fillojnë të merren me diçka në një sektor qe ata preferojnë. Vendi ynë ka ende boshllëqe ne treg dhe mundësi për të marrë iniciativa inovative dhe të bukura.

Aja Cela

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0