Mundësi studimi Bachelor dhe Master Në Universitetin e Sheffield, në Selanik - Business Magazine Albania

Mundësi studimi Bachelor dhe Master Në Universitetin e Sheffield, në Selanik


Universiteti i Sheffield, një nga Universitetet midis 100 më të mirëve në botë, përmes Fakultetit Ndërkombëtar, CITY College në Selanik, ofron mundësi studimi në bachelor dhe master si dhe bursa për studentë nga të gjitha vendet e Evropës Jug Lindore. Fakulteti Ndërkombëtar City College, po organizon një seri ditësh të hapura në disa qytete të Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2017. Studentë të ardhshëm mund të takohen me përfaqësuesit dhe të marrin informacion të plotë në lidhje me programet akademike dhe bursat në dispozicion.

Aktivitetet prezantuese do të zhvillohen sipas rendit më poshtë:

Fier, në Hotel Fieri, në datën 13 Shkurt 2017, në orën 18.00
Sarandë, në Sallën e Këshillit Bashkiak, Bashkia Sarandë, në datën 14 Shkurt 2017, në orën 18.00
Gjirokastër, në Hotel “Çajupi”, në datën 15 Shkurt 2017, në orën 18.00
Vlorë, University “Ismail Qemali”, në datën 16 Shkurt 2017, në orën 13.00
Tiranë, në Hotel Tirana International, Salla Abret, në datën 17 Shkurt 2017, në orën 18.00.
BURSA TË MUNDSHME
Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield, City College, në Selanik ofron një sërë bursash për programet master dhe bachelor për kandidatët nga Shqipëria me qëllim që t’u japë atyre që dëshirojnë të ndjekin një mundësi edukimi të nivelit të lartë me një program të njohur globalisht dhe një diplomë nga Universiteti i Sheffield.

RRETH UNIVERSITETIT
Universiteti i Sheffield i vendosur në jug të Yorkshire, Angli është një nga universitetet më të vjetër në Britani dhe lider në fushën e kërkimeve akademike. Universiteti i Sheffield radhitet midis 100 universiteteve më të mirë në botë (i 29-ti në Evropë dhe i 84-ti në botë – bazuar në QS Rankings 2016-17) ose në 1% të universiteteve më të mira në botë. Fakulteti Ndërkombëtar City College në Selanik të Greqisë, është një nga 6 fakultetet e Universitetit të Sheffield dhe i vetmi që ushtron veprimtarinë jashtë Anglisë.

City College, përbëhet nga 4 departamente akademike: Departamenti i Administrim Biznesit dhe Ekonomikut, Departamenti i Psikologjisë, i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Gjuhës Angleze, të cilët ofrojnë një gamë të gjerë programesh universitare dhe pasuniversitare në gjuhën Angleze në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologji, Shkencë Komjputerike dhe Studime të Gjuhës Angleze.

Stafi akademik përbëhet nga profesorë të kualifikuar, të shquar dhe me eksperiencë nga shumë vende si, Anglia, Kanadaja, Greqia. Pas përfundimit me sukses të studimeve të diplomuarit marrin diplomat e tyre bachelor apo master direkt nga Universiteti i Sheffield.

City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield përveç ekselencës akademike dallohet për sistemin e shkëlqyer të mbështetjes së studentëve. Klasat përbëhen nga numër i vogël studentësh. Më tej ofohet mbështetje e veçantë për studentët ndërkombëtarë, këshilltarë studentësh e tutorë të cilët janë në dispozicion të studentëve dhe garantojnë studime të suksesshme.

Për vite me radhë City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield ka mirëpritur shumë studentë nga Shqipëria në kampusin qendror në Selanik, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet dhe vazhdojnë karrierën në vendin e tyre ose jashtë.

City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield është i akredituar dhe i njohur nga organizma ndërkombëtare zyrtarë, të cilët verifikojnë herë pas here cilësinë akademike të mësimdhënies (si, BAC, AMBA, CMI, BCS, BPS, UK NARIC and AACSB).

Ditët e Hapura/ Regjistrimi online
Kandidatët e interesuar duhet të rregjistrohen duke rezervuar takimin e tyre përmes linkut më poshtë:
https://goo.gl/FU5dDC

Kontakte
City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield
E: albania@city.academic.gr
T: +355682059301
www.citycollege.sheffield.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0