Mund të mos jesh mjaft i talentuar apo i pasur. Por mund të bësh një gjë që çdo person i suksesshëm bën - Business Magazine Albania

Mund të mos jesh mjaft i talentuar apo i pasur. Por mund të bësh një gjë që çdo person i suksesshëm bën


Ju mund të mos jeni me përvojën më të mirë të mundshme, të financuar, me një rrjet të mirë kontaktesh, apo aq të talentuar sa njerëz të tjerë, por ju gjithnjë mund të mendoni më shumë, të përpiqeni me shumë, e të punoni më shumë se të tjerët.

Edhe kur gjithçka duket kundër jush, përpjekja dhe këmbëngulja mund të jetë  avantazhi juaj konkurrues – në shumë raste, i vetmi avantazh që ju nevojitet realisht.

Kjo  pasi suksesi është pothuajse gjithmonë rezultat i këmbënguljes. Shumë njerëz heqin dorë, ndalojnë ose kompromentojnë parimet dhe vlerat e tyre. Njerëzit e mbetur janë njerëzit që kanë sukses.
Sërish, ata mund të jenë më të zgjuar, me të lidhur dhe më të talentuar, ose mund të kenë më shumë para, por nuk mund të kenë sukses nëse nuk shkojnë deri në fund.

Ndonjëherë ka kuptim të heqësh dorë nga ide, projekte, apo edhe biznese- por kurrë nuk ka kuptim të heqësh dorë nga vetja.

“Rrallë kam parë një situatë ku, të bësh më pak se të tjerët, është një strategji e mirë”, thotë Jimmy Spithill, kapiten i grupit skipper Oracle, që fitoi kupën e Amerikës.

Kështu që, kur të mendosh se je i lodhur, se ke bërë gjithçka mundesh, kujto: Ti gjithmonë do të gjesh pak më shumë brenda vetes. Je gjithnjë i aftë për më shumë se ç’mendon. Gërmo thellë, puno pak më shumë.

Ndaj, kur je në fund të avantazheve dhe arritja e një qëllimi duket e pamundur, mendo më thellë e puno më fort.

Ji në fillim. Qëndro vonë. Bëje telefonatën shtesë. Dërgo email shtesë. Bëj kërëkimin shtesë. Ndihmo një klient të përmbyllë një dërgesë. Mos prit që të kërkohet, ofro. Mos u trego punonjësve vetëm se çfarë duhet të bëjnë – Tregoju atyre se çfarë duhet të bëni dhe punoni pranë tyre.

Çdo herë që bë diçka mendo për diçka më tepër që mund të bësh, veçanërisht nëse të tjerët nuk janë duke e bërë atë gjë. Sigurisht kjo është e fortë.

Inc.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0