Motorola rikthen telefonin e famshëm në versionin modern

Motorola rikthen telefonin e famshëm në versionin modern


Razr V3, i cili u hodh në treg në vitin 2004, u bë një nga telefonat më të shitur dhe madje ajo mbyllja tipike në fund të bisedës duke përplasur telefonin ishte pamje e zakonshme edhe në shumë filma të asaj kohe.

Tani Motorola po përpiqet të rikthehet sërish me të njëjtin model, por me stil të modernizuar.

Motorola Razr 2019 ka ekran sa një telefon normal, por mund të paloset njësoj si i vjetri. Dizajni është i mirë dhe telefoni duket se funksionon më së miri.

Lexoni gjithashtu:

Samsung shet për 5 minuta të gjitha njësitë e Galaxy Fold

Palosja bën që telefoni të jetë më praktik dhe madje selfiet bëhen më mirë duke e mbajtur të mbyllur. Por për nga fuqia nuk është më i mirë se telefonët që janë në treg, edhe pse çmimin e ka reth 1500 dollarë.

Çmimi mund të justifikohet me faktin që Samsung dhe Huawei, të cilët po ashtu kanë bërë telefona që palosen, i shesin me nga 1900 dollarë e sipër.

DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0