Mos e lini Gushtin të kalojë pa i bërë këto gjëra kryesore - Business Magazine Albania

Mos e lini Gushtin të kalojë pa i bërë këto gjëra kryesore


Erdhi Gushti, njerëz. Dhe më lejoni të vë bast se ju nganjëherë nuk po ndiheni aq të motivuar për punë. Ka një arsye të mirë për këtë.

Sot ne e ndajmë kohën në intervale të rregullta – orë, ditë, javë, muaj – por për mijëra vjet para se të ndërtonim këtë sistem, njerëzit jetonin me ritme të ndryshme. Ne e matnim kohën nëpërmjet ndërrimit të stinëve, nëpërmjet diellit dhe hënës.

Këto ritme primitive sezonale kanë lënë gjurmë në psikologjinë tonë.

Ju do të bëni më shumë aktivitete (dhe do të jeni shumë më të lumtur) nëse gjeni mënyra për t’i nderuar, sesa të luftoni me këto ritme natyrore. Çdo stinë nuk duhet të jetë e njëjtë. Atëherë, si mund ta nderoni stinën e verës dhe të përjetoni në maksimum bukurinë e saj?

1. Notoni. Shkrimtari Jamie Varon ka një thënie të bukur: “Shkoni në liqen ose në plazh dhe hidhuni i pari në ujë. Krijoni kujtime të mrekullueshme, saqë, 20 vjet më vonë, do ta kujtoni me mall verën e vitit 2019!”

2. Shikoni një film që e mbani mend kur ishit fëmijë. 

3. Luani lojëra të ndryshme. 

4Lexoni një libër të mirë.

5Lini telefonin tuaj në shtëpi. Po, me të vërtetë, ju mund ta bëni këtë ndonjëherë. Është një ndjenjë shumë e mirë kur nuk e përdorni telefonin dhe i shijoni gjërat e thjeshta, si për shembull, të ndalësh e t’i nuhatësh trëndafilat në park.

6. Qëndroni brenda dhe mos u ndjeni keq për këtë. Këtu është një ide e çmendur: kur keni nevojë për pushim, merrni një pushim dhe mos u ndjeni me faj. Qëndroni brenda dhe mos bëni asgjë fare. Ndoshta mund ta shikoni një film në orën 1 pasdite.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0