Monedha europiane nuk ndalet në zhvlerësimin në tregun e brendshëm.
Pas uljes së vazhdueshme gjatë javës së kaluar, edhe në fillim të kësaj jave ka shënuar një tjetër zhvlerësim të ri ndaj lekut duke zbritur afër niveleve 130 lekë. Në pikat e këmbimit valutor një euro u këmbye edhe me 130.5 lekë, ndërsa sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet me 130.86 lekë.
Gjatë këtij muaji euro ka humbur 1.3 pikë në tregun e brendshëm, ndërsa edhe dollari paraqitet në nivele të ulëta.
Oferta e lartë në valutë në tregun e brendshëm vijon të mbetet faktor bazë për vlerësimin e lekut, ndërsa diskutimet vijojnë të mbeten të hapura për burimet e valutës së shtuar në qarkullim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.