Miratohet marrëveshja për Portin e Durrësit - Business Magazine Albania

Miratohet marrëveshja për Portin e Durrësit

Deputetët socialistë votuan projektin kontravers të qeverisë për ndërtimin e një “Dubai” në Portin e Durrësit, ndërkohë që pronarët përfitues të njërës prej kompanive u mbajtën të fshehtë nga qeveria.

Kuvendi miratoi vetëm me votat e shumicës në orët e para të mëngjesit të së premtes marrëveshjen për Portin e Durrësit, edhe pas kundërshtimeve të opozitës që e konsideron projektin si jotransparent dhe në dëm të interesit publik.

Edhe pas debatit parlamentar, qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive të projektit.

Kryeministri Edi Rama e mbrojti marrëveshjen në një fjalim të gjatë me nota teatrale, ku recitoi Nolin e Konicën dhe e krahasoi veten me Ismail Qemalin.

Rama mori meritat e negocimit të kontratës me investitorin arab, Muhamed Alabbar, por nuk dha shpjegime për pikpyetjet që qëndrojnë mbi këtë marrëveshje dhe çdo të ndodhë me portin  e vjetër të mallrave.

Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë se po kalonte një nga investimet më të mëdha në vend pa asnjë garë, dhe në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

Marrëveshja lidhet mes qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” për një investim 2.1 miliardë euro që synon të kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me hotele dhe rrokaqej dhe një port jahtesh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0