Ministrja Ibrahimaj: “Po punohet për buxhetin e ardhshëm. Nuk do të ketë supriza” - Business Magazine Albania

Ministrja Ibrahimaj: “Po punohet për buxhetin e ardhshëm. Nuk do të ketë supriza”

Në një dalje për mediat, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u ndal edhe të buxheti për vitin e ardhshëm, për të cilin ka nisur puna. Drafti, shtoi ajo, do të jetë gati brenda tetorit ndërsa theksoi se nuk priten ndryshime të mëdha në taksa e tatime.

“Do shoqërohet me paketën fiskale. Nuk synojmë të kemi ndryshime domethënëse në paketën fiskale. Do mbështesim kategoritë e bizneseve dhe individët pa prekur politikat fiskale, të cilat do të sillnin një çoroditje të financave publike. Nuk ka surpriza. I vetmi element që pritet të ndryshojë është ligji i Tatimt mbi të Ardhurat, për profesionet e lira.” – tha Ibrahimaj.

Lexo edhe: Ibrahimaj: Rritet aktiviteti ekonomik. Amnistia jo për të gjithë

Pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë në tremujorin e dytë në 2.2%, qeveria është optimiste dhe vazhdon t’i qëndrojë parashikimit për një rritje vjetore prej 3.2%, e cila sipas saj, do të mbështet nga turizmi. Turizmi këtë vit ka rezultuar pozitiv, jo vetëm në numër vizitorësh, por edhe në prurjet për ekonominë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0